OPINION

SHBA PRITI KOSOVËN NË SHTËPINË E BARDHË NË WASHINGTON

Ismet Sylejmani
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, më 4 Shtator 2020, në Washington ishte mikëpritës i delegacionit të lartë të Republikës së Kosovës i kryesuar nga Kryeministri i Qeverisë!
Për të ardhur deri te ky moment madhorë e historike që do mbetet ngjarje e madhe dhe e shënuar është bërë luftë e madhe, janë zhvilluar beteja të lavdishme, është derdhur shumë gjak, kanë rënë shumë Heronjë e Dëshmorë të popullit shqiptar të Kosovës!
Serbia pushtuese ka bërë masakra e gjenocid të pashembullt, ka thurrur plane djallëzore e ka zhvilluar luftë shfarosëse për zhbërje nga faqja e dheut dhe nga harta gjeografike të popullit shqiptar në përgjithësi dhe të Kosovës në veçanti!
Carët,krajlët, presidentët e kryeministrat serb antishqiptarë të përbetuar të gjithë secili në kohën e tij, ishin kundër çdo gjëje shqiptare, vënë të gjitha gjërat që kishin në dorën e tyre në funksion të vijës politike antishqiptare të shtetit serb për të fshirë me forcë, dhunë, kërbaq e gjak farën shqiptare!
Elaboratet antishqiptare të maltusëve si Andriq, Çubrilloviq e Garashanin të njohura si Naçertania etj., megjithëse arritën të realizonin shumë nga gama e madhe e tyre shfarosëse, shpërngulëse e kolonizuese në dëm të popullit shqiptar, ato dështuan të realizonin në tërësi tragjedinë që përgadisnin mbi popullin shqiptar!
Kosova heroike e legjendare që u djeg e u pjek, që u bë shkrumb e hi, që u la në gjak e u terorizua pafundësisht nga regjimet e Serbisë pushtuese të vjetër e të re, të para e të pas luftës së Parë e të Dytë Botërore, mbijetoi si feniksi dhe marshoi firimtare duke ju bërë ballë dallgëve e stuhive të pafund!
Kosova u bëri ballë të gjitha të ligave që iu përgaditen nëpër etapat historike nga kuzhinat serbe!
Kosova si feniksi, të gjitha elaborateve serbe u mbijetoi!
Kosova rriti e burrëroi Udhëheqës, Komandantë, Heronjë e Heroina që nga krerët e komandantët e lavdishëm të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit, të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, të Arbërisë së Vogël të Azem Galicës e deri te Prekazi heroik e lavdimadh i Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jashari!
Lufta titanike dhe heroike e UÇK-së, ishte lufta finale në të cilën Serbisë fashiste pushtuese iu vu fre!
UÇK pergjithmonë e ndali, e luftoi me sukses dhe e largoi pergjithmonë Serbinë pushtuese nga Kosova!
Kjo fitore e madhe u arrit falë Nënës Shqipëri dhe aleatit historik të kombit shqiptar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleateve të tjerë!
Vula e çlirimit përfundmtar ishte largimini aparatit shtypës, shfrytëzues, dhunues, vrasës e asgjësues i regjimit të xhelatit Milosheviq dhe trupave vrasëse të tij ushtarako-policore nga Kosova!
Ish-Krahina Socialiste Autonome e Kosovës nga krahinë Jugosllave dhe pas suprimimit të autonomisë pjesë integrale e Serbisë, jo vetëm doli nga tutela barbare serbe, por u bë shtet dhe shpalli Pavaresinë dhe u pranua ndërkombëtarisht!
SHBA ishte ajo që ndër të parat e njohu Pavaresinë e Kosovës, por edhe mbështetsja dhe lobuesja kryesore për njohje të reja sikur ishte edhe rasti i fundit, sponzorizimi nga ana e saj, të njohjes së Kosovës nga Izraeli!
SHBA dhe Presdenti i saj Trump,duke e ftuar Kosovën në Shtëpinë e Bardhë dhe duke i organizuar mikëpritjen dhe pritjen në zyren ovale, na nderoi e na barazoi me shtetet e mëdha, na dha nderim e kredibilitet botërorë, duke na rreshtuar de fakto e de jure edhe përkrah aleateve të saj më të besuar dhe më të privilegjuar!
Kosovarizimi për disa orë i Shtepisë së Bardhë dhe mbajtja e takimit historik në mes Kosovës dhe Serbisë, ishte dhe do të mbetet ngjarja më e madhe historike për Kosovën dhe popullin shqiptar!
Lajmi ishte i madh!
SHBA priti Kosovën në Shtëpinë e Bardhë në Washington!
Kosova nuk do të ulej përballë Prsidentit të SHBA-ve në zyren ovale në Washington, po të mos ishte zhvilluar lufta titanike dhe legjendare e armatosur çlirimtare e populli shqptar nën emblemen e shenjtë dhe të shtrenjtë të UÇK-së!
Kosova nuk do të ulej përballë Presidentit të SHBA-ve në zyren ovale në Washington, po të mos derdhej gjaku lum nga Heronjtë, Deshmorët dhe Martirët e Kombit!
Kosova nuk do të ulej përballë Presidentit të SHBA-ve në zyren ovale në Washington, nëse nuk do të bombardohej nga SHBA dhe NATO Serbia pushtuese!
Kosova edhe nëse nuk është e knaqur me shpejtësinë e përparimit dhe sukseseve pas luftës së UÇK-së, ka të drejtë të mburret se jo vetëm është e lirë dhe e pavarur, por është edhe e barabartë në arenën ndërkombëtare me pushtuesen e saj Serbinë, e cila ndonëse nderohet ndërkombtarisht, ajo meritonte të ishte e denuara e shekullit për krimet dhe gjenocidin mbi popullin shqiptar!
Prishtinë, 6 Shtator 2020!

You Might Also Like