Viti

SHBH ”Nëna Tereze” Regjioni i Gjilanit njëra ndër shoqatat më aktive në këtë kohë pandemie

 

 

Sikur edhe në kohërat më të hershme edhe tani kur po perjetojmë një Pandemi me rrezikshmëri më të lartë  për shndetin e qyterëve  edhe tani SH.H.B “Nena Tereze” regjioni i Gjilanit,është duke u angazhuar me tërë kapacitetet e saj që nga ditët e para për tu përballë ,me pandemin e virusit KOVID-19.Përgjegjësi i Zyrës Regjonale  të Gjilanit me seli në Viti, Halit Alidema,  shprehet për gazetën se kjo shoqatë që nga dita  parë është angazhuar ddhe është aktive për tu ndihmuar qytetarëve në nevojë të cilët janë në pozitë të vështirë në mungesë të ndihmave për të tejkaluar këtë gjendje.

 

”Në si gjithnjë edhe tani jemi angazhuar dhe kemi shpërndarë ndihma nga më të ndryshmet për familjet e shumta në nevojë.Si pjesë e Komitetit komunal për mbrojtje dhe shpëtim në Viti, kemi shpërndarë pako të ndryshme ushqimore për shumë familje të komunës së Vitisë si dhe edhe tani, kemi  bërë shperndarjen e ndihmave për të prekurit nga termeti 2019”, ka thënë Alidema. Edhe  Familja e Marjana Brokes është faleminderuese për donacionin e marrur nga ne dhe është në rexhistrin   tonë që nga Nentori dhe deri me sot me ndihmat që ne kemi mundesi per tju ofruar gjithashtu Hajdin Matmuja shpreh faleminderim për të gjitha ndihmat e dhena në këtë kohë  të veshtira.

 

Do theksuar se edhe automjeti i kësaj shoqate që nga dita e parë e masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës është i angazhuar dhe është në dispozicion për të bërë të mundëshme shpërndarjën e të mirave materjale gjërave ushqimore dhe higjenike për familjet në nevojë. E sipas bashkëbiseduesit tone, Zyra e kësaj shoqate  ka patur takime edhe me donator të ndryshëm vendor por edhe me oficerët e KFOR-it amerikan  në detyrë:

 

Patrik Gunn & Anderson, ku është biseduar lidhur me mundësinë e ndihmës ndihmës që do të jep KFOR-i por edhe lidhur me  masat e ndërmarra të autoriteteve komunale të Vitisë për tu përballur me  situaten e Pandemisë Covid-19 dhe veshtersitë që po perballet Komuna e Vitisë, që është në izolim dhe karantinim që ishte edhe komuna e parë në izolim në Kossovë që nga 13 Marsi I këtij viti.Aziz Zuka

You Might Also Like