Futboll

Sherifi: Të gjithë dhanë kontribut në fitore

Sallah Sherifi, kryetrajner i Vllaznisë nga Pozharani është ndarë tejet i kënaqur me suksesin e arritur në ballfaqim me Vitinë. Menjëherë pas ndeshjes, ai ka përgëzuar të gjithë ata që ishin meritorë për fitoren e ekipit të tij.

Sherifi nuk ka lënë pa përmendur meritën e kryesisë, të cilën e ka cilësuar të mrekullueshme dhe të cilët janë shembull edhe për ekipet e tjera. Ai ka thënë se edhe organizmi i ndeshjes ka qenë shumë i mirë, kurse adhuruesit e flaktë “Tigrat” ishin lojtari i dymbëdhjetë dhe ata që i dhanë kurajo, vullnet e angazhim lojtarëve në fushë.

“Tifozat tanë dëshmuan se klubin e duan me zemër, kurse këtë përkrahje të kryesisë dhe shikuesëve, lojtarët ua kthyen me angazhim, disiplinë të lartë. Ju dua shumë”, kanë qenë fjalët e Sherifit pas ndeshjes, që nuk la pa përmendur edhe stafin teknik në përbërje Elmaz Halimi
Dr. Adnan Qoqaj dhe ekonomin Ilaz Zuka.

You Might Also Like