Viti

SHHBK “Nënë Tereza” i ndërton shtëpi familjës skamnore të Zylbehar Topojanit

Kryetari i komunës Rufki Suma priti në takim pune z.Zef Shala, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës Humanitare Bamirëse të Kosovës (SHHBK) “Nënë Tereza” i shoqëruar nga z.Halit Alidema koordinatorë i Shoqatës për Rajonin e Gjilanit .

Vizita e zyrtarëve të lartë nga Shoqata Humanitare Bamirëse të Kosovës (SHHBK) “Nënë Tereza” në komunën e Hanit të Elezit sot kishte një karakter të veçantë.

Komuna e Hanit të Elezit dhe (SHHBK) “Nënë Tereza” do të ndërtojnë shtëpi për familjen e Zylbehar Topojanit.

Kjo shtëpi humanitare do të ndërtohet falë bashkëpunimit shumë të mirë ndërmjet dy institucioneve, ndërsa 11. Qershori Dita e Çlirimit është përzgjedhur si datë e veçantë që edhe kjo familje me nevojë nga Hani i Elezit të çlirohet nga kushtet e rënda sociale.

Gurthemelin e shtëpisë e vënë Kryetari i Komunës Rufki Suma, z.Zef Shala, Halit Alidema, Isa Shkreta bashkëpunëtorë i SHBHK nga Hani i Elezit si dhe përfituesi Zylbehar Topojanit.

Në aktin e vërjes së gurthemelit ishte edhe zotimi i përbashkët i tyre se kjo shtëpi do të ndërtohet për 45 ditë . Aziz Zuka

You Might Also Like