Gjilan

Shkojnë për kryeshëndosh e përhapin virusin

Gjilan, 14 tetor 2020 – Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbajtur mbledhjen e radhës së vlerësimit të situatës së përballjes me këtë virus, njofton Komuna e Gjilanit përmes një kumtese për media.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka apeluar qytetarët për kujdes të shtuar, derisa ka njoftuar se Gjilani aktualisht ka 78 raste aktive me COVID-19.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të mos e neglizhojnë COVID-19, por t’i përmbahen rregullave, si e vetmja mënyrë e parandalimit të përhapjes së infeksionit.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan është kjo: 1099 të infektuar në total, 974 të shëruar, 47 të vdekur, 78 raste aktive, 17 të hospitalizuar dhe 52 mostra në pritje.

You Might Also Like