Libri

Shkolla fillore  “ Skënder Emerllahu” në Ramjan bëhet me një bibliotekë moderne

 

 

Shkolla fillore  “ Skënder Emerllahu” në Ramjan të Vitisë, është bërë me një bibliotekë moderne dhe atë falë donacionit që ka pranuar kjo shkollë nga Korpusi i Paqes dhe vullnetarja e saj në Viti, Katie Mount.

Sipas Drejtorisë së Arsimit në Viti, në kuadër të këtij donacioni, janë dhënë të gjitha mjetet përcjellëse për funksionimin e një biblioteke si: librat, dollapët për vendosjen e saj, tepih, perde, një kompjuter me video projektor por edhe disa mjete  tjera. Një pjesë e madhe e librave të kësaj biblioteke janë në gjuhën angleze por ka edhe në gjuhën shqipe. Përndryshe udhëheqësit e kësaj shkolle dhe nxënësit e kanë mirëpritur këtë donacion dhe falënderuan për këtë Korpusin e Paqes dhe vullnetaren e saj që ka menduar për nxënësit e kësaj shkolle.Aziz Zuka

You Might Also Like