Libri

SHOQATA E SHKRIMTARËVE “FENIKS” SHËNON “28 NËNTORIN” DITËN E FLAMURIT

Në lokalet e Universitetit Internacional të Novi Pazarit-dega në Preshevë, Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), organizoi orë letrare “Ora e Pavarësisë” dhe kumtesë lidhur me këtë datë me rëndësi për kombin tonë, përgatitur nga profesori i gjuhës dhe i letërsisë shqiptare dhe poeti Avni Shaqiri.
Këtë orë letrare e udhëhoqi kryetari i Shoqatës Bilall Maliqi, i cili i falënderoi studentët, profesorët, kordinatorin e Universitetit në Preshevë, z. Kujtim Sadriu e të pranishmit tjerë, për pjesëmarrjen e tyre në këtë Manifestim dhe foli shkurt për rëndësinë e kësaj date për shqiptarët në përgjithësi.
Poeti dhe profesori i gjihës shqipe, Avni Shaqiri para të pranishmëve elaboroi bukur mirë me kumtesën e tij me interes, lidhur me flamurin tonë kombëtar që nga kohët më të lashta deri më sot, duke potencuar se ky flamur nuk ndryshoi kurrë në asnjë mënyrë e as në një rrethanë ngjyrën e kuqe dhe shqiponjën dykrenare, bile as që guxon kush të mendoj ta ndryshojë atë.
Pjesa tjetër e Manifestimit ishte ora letrare e titulluar “Ora e Pavarësisë” në të cilën lexuan: Avni Shaqiri, Demush Berisha, Jalldeze Kasumi, Mejdi Shabani, Halim Hasani e Selajdin Salijesor.
Pati edhe diskutime si pjesë e manifestimit nga z. Ibrahim Kadriu e nga Demush Berisha.

You Might Also Like