Gjilan

SHOQATA “HANDIKOS” DËSHIRON QASJE TË BARABARTË DHE NDALJE TË DISKRIMINIMIT

Personat me nevoja të veçanta i gjetëm të mbushur me mllef me institucionet e vendit, të cilat deri sot, këtë kategori të ndjeshme të shoqërisë, e kanë lënë anash dhe e kanë diskriminuar padrejtësisht.
Prej qasjes më të lehtë në trotuare, shenjëziminin e alfabetit për të shurdhër nëpër institucione, e deri tek interpreti, që duhet domosdoshmërisht të jetë në çdo institucion, ishin disa nga kërkesat kryesore të tyre, që i shpalosën para Arijetë Rexhepit dhe Alban Hysenit, kandidatë për deputetë nga Lëvizja VETËVENDOSJE!.
I garantuam se me qeverisjen e re, me Albin Kurtin Kryeministër, kjo kategori do ketë dhe do marrë trajtim dinjitoz nga institucionet tona.
Bashkë me njëri-tjetrin, e pranë njëri-tjetrit, u dakorduam që referundimin e 14 shkurtit ta bëjmë fitore të thellë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

You Might Also Like