Gjilan

Shoqata “Pogragja” u del krahë familjeve në nevojë

Kohërat e vështira me të cilat po përballemi për shkak të pandemisë Covid-19, kanë nxjerrë në hap unitetin dhe vëllazërinë për njëri-tjetrin në Pogragjë.
Gjatë kohës sa jemi të ngujuar në shtëpitë tona për shkak të pandemisë, gjendja e disa familjeve pogragjase ka ndryshuar, pra janë shtuar kërkesat për ndihma, por natyrisht nuk ka munguar gatishmëria për ndihma nga Shoqata Pogragja”.
Të nderuar pogragjas, me qëllim të falenderimit dhe shprehjes së mirënjohjes për bashkëvendësit tanë që jetojnë në mërgim, ju njoftoj se gjatë kësaj kohe me iniciativë të Shoqatës “Pogragja” dhe në koordinim me Këshillin e fshatit dhe koordinatorin e shoqatës, janë ndërmarrë dy aksione për ndihmë të familjeve në nevojë me pako ushqimore.
Pra, gjatë dy aksioneve në bashkëpunim me Këshillin e fshatit janë ndihmuar 43 familje me gjendje më të vështirë ekonomike.
Gjatë aksionit të parë, në koordinim me Këshillin e fshatit janë ndihmuar 9 familje nevojtare me pako ushqimore në vlero 270 euro nga fondi i Shoqatës “Pogragja”.
Në aksionin e dytë në fillim të muajit të Ramazanit, me mjetet e dhuruara për ndihmë nga Kryesia e Shoqatës “Pogragja” në vlerë 930 euro, janë ndihmuar 33 familje nevojtare me pako ushqimore.
Familjet janë përzgjedhur nga koordinatori i Shoqatës dhe Këshilli i fshatit, duke besuar se janë zgjedhur familjet që vërtet kishin nevojë për ndihmë.
Me këtë rast, duam të theksojmë se këto dy aksione, që nuk do të jenë të fundit, kanë nxjerrë në pah bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes Shoqatës “Pogragja” dhe Këshillit të fshatit për të mirën e pogragjasve.
Vlen të theksohet se familjet pogragjase kanë mirëpritur këto ndihma dhe kanë falenderuar humanistët që po i prijnë shoqatës.

Kryesia e Shoqatës “Pogragja”, premton që do jetë krah familjeve në nevojë.

Kryesia e Shoqatës ” Pogragja” dhe koordinatori i shoqatës.

You Might Also Like