Viti

Shoqatat bamirëse dhe Komuna e Vitisë edhe këtë fundvit do të gëzojnë shumë familje skamnore të kësaj komune

Nt/ Me qëllim të parapërgatitjeve finale për shënimin e “”Aksionit të Madh Humanitar”, i cili zhvillohet çdo fund vit në Komunën e Vitisë, kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim të përbashkët përfaqësues të shoqatave të ndryshme vitiase të cilat veprojnë në mërgatë por edhe përfaqësues të shoqatat të cilat veprojnë në Viti.

Si edhe viteve të mëparshme edhe këtë vit Shoqatat humanitare dhe bamirësit e tjerë bashkë edhe me institucionet komunale do të ndajnë gjëra ushqimore për familjet skamnore të Komunës së Vitisë përmes orgnizimit të një Aksoni të madhe humanitarë ë do të finalizohet në ditën e fundit të ndrrimit të motmoteve. E me qëllim të parapërgatitjeve finale për shënimin e “”Aksionit të Madh

Humanitar”, i cili zhvillohet çdo fund vit në Komunën e Vitisë, kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim të përbashkët përfaqësues të shoqatave të ndryshme vitiase të cilat veprojnë në mërgatë por edhe përfaqësues të shoqatat të cilat veprojnë në Viti.Bëhet me dije se edhe gjatë këtij viti në prag të shënimit të festive të fundvitit, do të ndihmon shumë familje vitiase.

E në këtë takim që u mbajtë sot, Kryetari Haliti ndër tjerash falënderoj të gjithë ata të cilët gjatë vitit të shkuar ju kanë bashkangjitur aksionit të madh humanitar ku janë ndihmuar mbi 400 familje skamnore të kësaj komune. “Në këtë takim dua të ju falënderoj të gjithë bamirësit të cilët vitin e shkuar ju kanë bashkangjitur aksionit të madh humanitar ku kemi ndihmuar mbi 400 familje skamnore në Viti.

Po ashtu dëshiroj të ju falënderoj se edhe gjatë këtij viti jeni të gatshëm të vazhdoni këtë aktivitet humanitar për të cilën më së shumti mirënjohës do të jenë ata që kanë nevojë për ndihmën tuaj”, u shpreh ndër tjerash Kryetari Haliti.

Do theksuar se edhe kësaj radhe të thuash bartëse kryesore e këtij aksioni humanitarë është Shoqata humanitare “Vitia” e mergimtarëve tanë me seli në Gjenevë të Zvicrrës të cilës i prinë mërgimtari humanist z.Xhavit Islami i cili ishte prezentë në këtë takim e i cili enkas për këtë qëllim këto ditë po qendron në Viti.Aziz Zuka

You Might Also Like