ARSIMI

Matematikanet e rinj gjilanas vazhduan traditën e sukseseve në OMK 2021 dhe TST 2021

SHPALLET EKIPI I KOSOVËS PËR PJESËMARRJE NË OLIMPIADËN E 62-të NDËRKOMBËTARE TË MATEMATIKËS – IMO 2021 NË  RUSI

DHE EKIPI I VAJZAVE PËR PJESËMARRJE NË OLIMPIADËN E 10-të MATEMATIKE EVROPIANE PËR VAJZA – EGMO 2021 NË GJEORGJI

MATEMATIKANËT E RINJ GJILANAS VAZHDUAN ME SUKSESE

 

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës (SHMK), shpalli rezultatet përfundimtare të Olimpiadës së XIII Matematike të Kosovës – OMK 2021, të mbajtur më 27.02.2021 në Prishtinë. Më pas, më 29.03.2021 në Prishtinë, 21 garuesit më të suksesshëm iu nënshtruan Testit Seleksionues – TST 2021 për përzgjedhjen e Ekipit të Kosovës për pjesëmarrje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës – IMO 2021 në Rusi. Poashtu në bazë të rezultateve të treguara në TST 2021 u përzgjodh edhe Ekipi i Vajzave i Kosovës për pjesëmarrje në Olimpiadën e 10-të Matematike Evropiane për Vajza – EGMO 2021në GJEORGJI.

Matematikanët e rinj  gjilanas vazhduan traditën e sukseseve përsëri.

SHPALLET EKIPI I KOSOVËS PËR PJESËMARRJE NË OLIMPIADËN E 62-të NDËRKOMBËTARE TË MATEMATIKËS – IMO 2021 NË  RUSI

DHE EKIPI I VAJZAVE PËR PJESËMARRJE NË OLIMPIADËN E 10-të MATEMATIKE EVROPIANE PËR VAJZA – EGMO 2021 NË GJEORGJI

MATEMATIKANËT E RINJ GJILANAS VAZHDUAN ME SUKSESE

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës (SHMK), shpalli rezultatet përfundimtare të Olimpiadës së XIII Matematike të Kosovës – OMK 2021, të mbajtur më 27.02.2021 në Prishtinë. Më pas, më 29.03.2021 në Prishtinë, 21 garuesit më të suksesshëm iu nënshtruan Testit Seleksionues – TST 2021 për përzgjedhjen e Ekipit të Kosovës për pjesëmarrje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës – IMO 2021 në Rusi. Poashtu në bazë të rezultateve të treguara në TST 2021 u përzgjodh edhe Ekipi i Vajzave i Kosovës për pjesëmarrje në Olimpiadën e 10-të Matematike Evropiane për Vajza – EGMO 2021në GJEORGJI.

Matematikanët e rinj  gjilanas vazhduan traditën e sukseseve përsëri.

Shkruan: Festim Shkodra , profesor i matematikës

             Shoqata e Matematikanëve të Kosovës (SHMK), shpalli rezultatet përfundimtare të Olimpiadës së XIII Matematike të Kosovës – OMK 2021, të mbajtur më 27.02.2021 në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në Prishtinë, ku morën pjesë rreth 200 nxënës. Kjo olimpiadë u organizua nga SHMK, në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës  (MASH)  të Kosovës. OMK 2021 u mbajt duke respektuar me përpikëri masat kundër Covid – 19. Vlen të përmendet se SHMK, viteve të fundit ka rritur shumë aktivitetin e saj, ku pos organizimit të olimpiadave matematike të rregullta në Kosovë ka siguruar edhe pjesëmarrjen e nxënësve dhe studentëve të Kosovës edhe në disa gara ndërkombëtare të matematikës. Poashtu vjet, SHMK së bashku me shoqatën simotër AMA nga Shqipëria organizuan edhe Olimpiadën Matematike Kosovë-Shqipëri KAMO 2020 në Vushtrri.

             Matematikanët e rinj gjilanas vazhduan traditën e  sukseseve edhe në OMK 2021. Kuptohet, këtu duke i përfshirë edhe nxënësit gjilanas që pikënisjen e sukseseve dhe përgatitjes së tyre matematike e kanë nga shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Gjilanit si dhe olimpiadat matematike të organizuara me standarde tejet të larta në Komunën e Gjilanit si dhe ato në nivel shtetëror dhe mbarëkombëtar, por edhe nga përkrahja e familjes dhe plotësimi i njohurive të tyre jashtëshkollore me instruktorë të ndryshëm. Ndërsa tani këta nxënës po vazhdojnë me sukses të lartë shkollimin në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në Prishtinë dhe në Kolegjin ,,Mehmet Akif” në Lipjan.

            Për suksesin e treguar në OMK 2021, posaçërisht vlejnë të përmenden gjilanasit: VIOL GUDA që zuri vendin e parë në klasën e XI dhe   EDON RAMADANI që zuri vendin e parë në klasën e XII .

            Këtë herë nga ekipi zyrtar i Komunës së Gjilanit, sukses më të madh në OMK 2021 treguan nxënësit e klasës së X, ku nxënësi LUM JERLIU (Gjimnazi Natyror ,,Xhavit Ahmeti” – Gjilan) zuri vendin e II, pastaj nxënësit: BLERAND AJETI klasa e IX (ShMU “Musa Zajmi” – Gjilan) që zuri vend të III (bashkë me dy nxënës të tjerë), OLT IMERI klasa e X (Gjimnazi Natyror ,,Xhavit Ahmeti” – Gjilan) që zuri vend të III (bashkë me dy nxënës të tjerë), si dhe nxënësja YLLKË JASHARI klasa e XI (Gjimnazi Natyror ,,Xhavit Ahmeti” – Gjilan) që zuri vendin e IV dhe nxënësja RINESË MORINA klasa e XII (Gjimnazi Natyror ,,Xhavit Ahmeti” – Gjilan) që zuri vendin e V.

         Pos këtyre nxënësve, gjilanasit tjerë që vijojnë tani mësimet jashtë Komunës së Gjilanit, e që arritën suksese në OMK 2021 janë: VIOL GUDA që zuri vendin e I te klasa e XI,  EDON RAMADANI vendi i I te klasa e XII, FLORIAN SHABANI  vendi  i dytë te klasa e XII dhe  ERA SYLA  vendi i IV te klasa e XII.

Lista e matematikanëve të rinj gjilanas që u kualifikuan për garën e përzgjedhjes së Ekipit të Kosovës:

Klasa IX,

BLERAND AJETI , vendi i tretë ( bashkë me dy nxënës tjerë)

Klasa X
LUM JERLIU , vendi i dytë

OLT IMERI , vendi i tretë ( bashkë me dy nxënës tjerë)

Klasa XI

VIOL GUDA , vendi i parë

YLLKË  JASHARI, vendi i katërt

Klasa XII

EDON RAMADANI , vendi i parë

FLORIAN SHABANI , vendi i dytë

ERA SYLA , vendi i katërt

RINESË MORINA , vendi i pestë

          Këto talente të reja të matematikës janë krenari e madhe për Komunën e Gjilanit dhe Kosovë dhe pritet të jenë kuadro të çmuara për komunën e Gjilanit dhe shtetin e Kosovës, prandaj nevojitet edhe përkrahje sa më e madhe institucionale për ta nga Komuna e Gjilanit dhe shteti i Kosovës, edhe atë në vazhdimësi.

          Këta matematikanë të rinj gjilanas, bashkë me 12 garues tjerë (gjithsejt 21 nxënës) nga e tërë Kosova u kualifikuan për të vazhduar garën mëtej, deri në përzgjedhjen e ekipit 6 anëtarësh të Kosovës për pjesëmarrje në Olimpiadën e 62-të Ndërkombëtare të Matematikës – IMO 2021 që do të mbahet më 14-24.07.2021 në qytetin St.. Petersburg, në Rusi si dhe për përzgjedhjen e vajzave të ekipit të Kosovës për pjesëmarrje në Olimpiadën e 10-të Matematike Evropiane për Vajza – EGMO 2021, që sivjet do të mbahet më 9-15.04.2021 në qytetin Kutaisi në Gjeorgji.

         Kështu këta garues të kualifikuar në OMK 2021, më 29.03.2021 në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në Prishtinë, iu nënshtruan Testit Seleksionues TST 2021 për përzgjedhjen e ekipit shtetëror të Kosovës për pjesëmarrje në IMO 2021 dhe vajzave të ekipit tëKosovës për pjesëmarrje në EGMO 2021.

          Në bazë të rezultateve të arritura në këtë test tre  matematikanë të rinj gjilanas arritën të kualifikohen për të hyrë në ekipin gjashtë anëtarësh të Republikës së Kosovës për IMO 2021: ERA SYLA, VIOL GUDA dhe EDON RAMADANI. Poashtu edhe dy matematikane  të reja gjilanase: ERA SYLA dhe RINESË MORINA,  u kualifikuan për të hyrë në ekipin e vajzave me katër anëtare të përfaqësueses së Republikës së Kosovës, për pjesëmarrje në EGMO  2021.

Ekipi shtetëror i Kosovës për pjesëmarrje në IMO 2021 do të përbëhet nga këta matematikanë  të rinj:

           DIAR GASHI

           ERA SYLA

           VIOL GUDA

           DION ALIU

           EDON RAMADANI

           EDI BERISHA

          Ekipi shtetëror i vajzave të Kosovës për pjesëmarrje në EGMO  2021  do të përbëhet nga këto matematikane  të reja:

           ERA SYLA

           RINESË MORINA

           RINESA HAMITI

           VESA VISHAJ

           Shoqata e Matematikanëve të Kosovës (SHMK) sikur edhe viteve të mëparme, do ta përkrahë përgatitjen e ekipeve të Kosovës. Por në vazhdimësi është e nevojshme edhe përkrahje sa më e madhe shtetërore për ekipet e Kosovës dhe SHMK-në. Sepse ky është investim në vetë ardhmërinë më të ndritshme të Kosovës. Matematikanët e rinj të Kosovës deri më tani i kanë sjellë Kosovës disa medalje të bronzta dhe disa medalje nderi. Poashtu shumë nga ish-garuesit e këtyre olimpiadave kanë mbaruar dhe po mbarojnë me sukses të shkëlqyeshëm studimet në lëmi të ndryshme, në vend, rajon dhe universitete prestigjioze në botë.

          Ju dëshirojmë shumë suksese të gjithë këtyre matematikanëve të rinj – ambasadorëve tanë dijes, që do të na përfaqësojnë në Olimpiadën e 10-të Matematike Evropiane për Vajza EGMO 2021 në Gjeorgji  dhe në Olimpiadën e 62-të Botërore të Matematikës –  IMO 2021 në Rusi!

          S U K S E S E!

You Might Also Like