Gjilan

Shpërblehen më të dalluarit në kulturë, rini, sport, art muzikor, art letrar dhe art vizuel

Gjilan, 4 qershor 2020 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, ka ndar sot mirënjohje edhe për më të dalluarit në Kulturë, Rini, Sport, Art Muzikor, Art Letrar dhe Art Vizuel.

“Një pjesë nga përfaqësimi ynë në aktivitete të ndryshme kulturore të Gjilanit si kryeqendra e kulturës shqiptare, duke sjellë për Gjilanin përfaqësime, pjesëmarrje të ndryshme dhe mbajtje gjallë të vlerave kombëtare, profesionale dhe shoqërore si brenda Kosovës ashtu edhe në përfaqësimet tona përtej kufijve”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai ka thënë se kudo që është në të ardhmen do të ndjehet mirë me kulturën dhe zhvillimin e saj në qytetin e Gjilanit, që është gjaku dhe oksigjeni i shoqërisë sonë.

Deniza Limani, drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka potencuar se këto mirënjohje janë një falënderim i kryetarit për angazhimin që ju në fusha të ndryshme keni dhënë në forma të ndryshme dhe aktivitete të shumta.

Shefik Shkodra, publicist, në emër të të gjithëve ka thënë se jemi gjeneratë që kemi jetuar në dy shekuj, në njërin kurr nuk mund të thoshim lirë dhe si mendonim fjalën tonë, tani që jetojmë në këtë shekull e kemi lirinë që të shprehemi, flasim dhe veprojmë të lirë.

Mirënjohje në këtë aktivitet janë dhënë për Enza Shala, pastaj në publicistikë për Shefik Shkodra, në dhurimin e eksponateve për muzeun e qytetit Igballe Hajdari, mirënjohje për vullnetarët e qytetit, Basket Shishe aktivitet në fushën e rinisë, pastaj nderim për Aksionin Kundër Dhunës dhe Ndërtimi I Paqes, Nazlie Ahmeti dancing hous, Donjeta Parashtica në vullnetarizëm, qendrën Kulturore “ Safete Shasivari donacion për muzeun, Agim Islami donacion për muzeun, Driton Mehmeti në vullnetarizëm, Blendi Arifi, në paraqitjen e tij në përfaqësim të teatrove, post mortum mirënjohje për Agim Shkodrën I cili ka dhënë kontribut në hendboll, Albina Idrizi për romanin më të mirë të vitit, Elona Salihu, lexuesja më e mirë, Plarentina Zejnullahu udhëheqsen e klubit të lexuesve, Gëzim Brestovci.

You Might Also Like