Futboll

Shpërthen Gjilani, por a është tepër vonë

Gjilani – Liria 4-0

⏳ Mbyllet ndeshja!

⚽ 72′ Gooool… Keita Razak (Gjil) pasi shmanget bukur mbrojtjes vendase gjuan dhe realizon për rezultatin 4-0.

⚽ 60′ Gooool… Ansi Nika (Gjil) ka konkretizuar në gol një kundërzbritje të nisur nga Jefferson Lopes nga mesi i fushës, 3-0.

⏱ 58′ Fiton Hajdari (Gjil) humbet një rast të pastër shënimi pasi u shërbye bukur nga Keita Razak.

⛳ Starton pjesa e dytë!

⌛ Mbyllet pjesa e parë!

⏱ 38′ Fatih Karahoda (Lir) godet pingulen nga një gjuajtje zhagas prej 20 metrash.

⏱ 32′ Liridon Fetahaj (Lir) gjuan zhagas, por pret Kenan Haxhihamza.

⏱ 30′ Keita Razak (Gjil) shfaqet në një tjetër mundësi për të shënuar, por kësaj rradhe nuk arrinë ta konkretizojë në gol pasimin e Fisnik Papuçit.

⏱ 24′ Ansi Nika (Gjil) humbet një rast i mirë shënimi, dersa i gjendur përballë portierit Flamur Gashi gjuan drejt në duart e tij!

⚽ 22′ Gooool… Keita Razak (Gjil) arrinë ta dërgojë topin në rrjetë pas asistimit të Ansi Nikës, 2-0.

⏱ 14′ Fatih Karahoda (Lir) godet shtyllën pasi u shërbye nga Liridon Fetahaj.

⏱ 12′ Qëndrim Gashi (Lir) gjuan me kokë mbi portë pas harkimit të Liridon Fetahajt.

⚽ 11′ Gooool…. Fiton Hajdari (Gjil) ka realizuar me kokë pas topit të devijuar nga ‘gardiani’ Flamur Gashi për të kaluar Gjilanin në epërsi, 1-0.

⏱ 03′ Vilfor Hysa (Gjil) tenton goditjen me roveshatë pas harkimit të Fiton Hajdarit, por goditja e tij shkon pranë portës.

⛳ Starton ndeshja!

? Formacionet zyrtare:

? Gjilani: Haxhihamza, Kastrati, Lila, Papuçi, Kosumi, Shabani, Keita Aziz, Nika, Hysa, Hajdari, Razak. ?‍? Kryetrajner: Gentjan Mezani.

? Liria: Gashi, Thaqi, Dina, Daci, Riascos, Mustafa, Susuri, Karahoda, Fetahaj, Beseni, Gashi. ?‍? Kryetrajner: Erdogan Celina

⚖ Gjyqtarë: Gramos Shala, Visar Kelmendi, Arton Latifi, Vigan Ibërdemaj

? Stadiumi: “I qytetit” – Gjilan

You Might Also Like