Futboll

Shpëtim Duro, kryetrajner i ri i FC Drita

Shpëtim Duro është prezantuar në ambientet e Klubit Futbollistik “Drita”, derisa ka firmosur kontratë një vjeçare e kampionët në fuqi, raporton Gazetasheshi.com.

Tekniku 58 vjeçarë nga Tirana ka hedhur të ‘zezën mbi të bardhë’, derisa është mirëpritur nga drejtori gjeneral i klubit Feti Murseli.

“Nga sot ne krye të shtabit teknik në skuadrën tonë do të jetë trajneri i mirënjohur Shpëtim Duro.

Duro është trajner i dëshmuar dhe shpresojmë që së bashku do t’i arrijmë objektivat që kemi”,thuhet në kumtesën e klubit gjilanas.

Përpos Duros në garë për të pasuar Bekim Isufin në krye të stolit ishin edhe Ernest Gjoka, Ardian Nuhiu dhe Artim Shaqiri.

Duro do të debutojë në derbi kundër Prishtinës.

 

You Might Also Like