KRONIKË E ZEZË

Shqiptari e serbja strehonin një serb të dyshimtë

Me 22 Maj 2017, Policia e Kosovës bazuar në Informata përmes rrugëve Operative me Urdhër arrestin e lëshuar nga Gjykata Themelore –Gjilan është kontrolluar prona (shtëpia) e Stojanka Ristic (1951) serbe shtetase e Kosovës me banim të përhershëm në fshatin Mogill komuna Kllokot sepse ekzistonte dyshimi i bazuar se e njëjta se bashku me te dashurin e saj Sami Emini (1954), Shqiptar Shtetas i Kosovës banor i fshatit Mogillë, për një kohë e kanë ndihmuar dhe strehuar te dyshuarin Goran Petroviq(1993) Serb shtetas i Kosovës banues në fshatin Pasjan Komuna Partetsh, duke e strehuar në vende të fshehta, për ta shmang arrestimin e të dyshuarit Goran Petroviç. Gjatë kontrollit është arritur që të gjendet vetëm dokumentacioni i të dyshuarit por jo edhe ai vet pasi qe gjatë natës i njëjti nga të dyshuarit e cekur ishte ndihmuar që ti shmanget arrestit duke e fshehur dyshohet në fshatin Pasjan. Dy të dyshuarit e lartcekur kanë qenë në njohuri të plotë duke ditur për te gjitha të bëmat dhe veprimet kriminale të të dyshuarit Goran Petroviq (grabitjet , vrasjet dhe rastet tjera, kriminale) dhe me vetëdije të plotë e kanë ndihmuar të njëjtin për të ju shmangur drejtësisë. Policia e Kosovës është në kërkim të të dyshuarit të kërkuar për shumë vepra të rënda penale edhe deri në “Vrasje të dyfishtë”, që dyshohet se ai është autor. Të gjithë personat kushdo qofshin që në çfarëdo mënyre e ndihmojnë personin e shumë kërkuar do të përgjigjen për “Dhënje e ndihmës pas kryerjes se veprës penale”

Lidhur me të gjitha veprimet e ndërmarra është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili për dy të dyshuarit Sami Emini dhe Stojanka Ristiç ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë.

Hetimet e lidhur me ngjarjen në fjalë do të vazhdojnë gjatë orëve dhe ditëve në vijim deri në arrestimin e të dyshuarit Goran Petroviç . Rasti është duke u hetuar nga policia e Kosovës.

You Might Also Like