Futboll

Shtatë largime nga Gjilani

Skuadra e Gjilanit po kalon në një mini-krizë ngase shumë futbollist së fundi janë larguar nga skuadra, shkruan futbollikosovar.com.

Leotrim Bekteshim, Armend Thaqi, Betim Haxhimusa, Emanuel Mbella, Edmond Turku e Isa Eminhaziri janë disa emra që veq se janë komfirmuar që nuk do jenë pjesë e skuadrës së kuqe të Gjilanit.

Por siç mëson futbollikosovar.com, largimi i rradhës nga Gjilanit pritet të jetë sulmuesi, Gzim Rusi.

Rusi pritet t’i bashkohet skuadrës së Ballkanit nga Suhareka, madje prezantimi në fanellen ‘portokallinjë’ pritet të bëhet gjatë këtyre ditëve.

You Might Also Like