Libri

SHTËPIA BOTUESE “BEQIR MUSLIU”, E KËNAQUR ME INTERESIMIN E LEXUESVE

Mes datave e 5 – 9 qershor 2019, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, u mbajt Panairi i Librit, një nga ngjarjet më të mëdha të kulturës në Prishtinë, e për librin, thjeshtë, ngjarja kryesore e vitit.
Në mesin e njëqind e sa Shtëpive botuese, në këtë Panair, u paraqit me botimet e veta, edhe Shtëpia botuese “Beqir Musliu”, nga Gjilani.
Mbi dyzet botime të reja, të dy – tri viteve të fundit, që kjo Shtëpi botuese i paraqiti në këtë Panair Libri, tërhoqën vëmendjen e mijëra vizitorëve, brenda pesë ditëve, sa edhe zgjati.
Librat më të kërkuar nga blerësit, ishin librat në prozë, qofshin libra origjinalë apo të përkthyer. Por, nuk mungoi as interesimi për poezinë.
S’do mend, libri më i shitur doli të jetë, romani i nobelisitit gjerman, Tomas Man,VDEKJA NË VENECIE, të cilin kjo Shtëpi Botuese, e botoi vitin e kaluar, në përkthimin e shkëlqyuer të Beatriqe Balliçit.
Pas këtij romani, nga ky kënd librash të “Beqir Musliut”, librat më të kërkauar ishin edhe, “Mëkati që (s)e bëmë” , i Sabit Rrustemit, “Poetika e Beqir Musliut” e Yrjet Berishës, Kumbonaret ” e Ramadan Rexhepit si dhe “Era përkund pikëllimin e luleve”, i Frederik Rreshpjes.

You Might Also Like