Komunikacion

Shumë automjete në gjendje jo të mirë teknike

Policia e Kosovës ka gjetur se në komunikacion po qarkullojnë shumë vetura në gjendje jot ë mirë teknike, andaj kanë nisur një plan operativ “Kontrollimi teknik i jashtezakonshëm”. Sipas togerit Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, njësitet gjegjëse të policisë kanë përpiluar Planin Operativ “Kontrolle teknike e jashtëzakonshme e automjeteve”, i cili plan është në zbatim e sipër që ka qëllim identfikimin e automjeteve, të cilat qarkullojnë në rrugë e të cilat dyshohet se teknikisht nuk janë në rregull- sidomos mekanizmi drejtues i tyre,frenues dhe ai i ndriqimit, gjendja e pneumatikeve, parafangot etj. Defekte të cilat besohet se janë si faktorë kontribues i aksidenteve në trafikun rrugor.

Deri më tani të gjitha automjetet që janë ndalur e më poshtë është e specifikuar në mënyrë tabelare janë dërguar në Qendrat e kontrolleve teknike ma të afërta ku janë konstatur parregullsi teknike dhe janë ndërmarrë masa konform dispozitave ligjore.

Nga 13 tetor 2016 deri dje 25 tetor 2016, janë shqiptuar gjithsej 84 tiketa gjobitëse për ato automjete që kanë rezultuar teknikisht jo në rregull.

Mjetet e kontrolluara motorike në Qarkullim, të ndalura dhe që dërguara në “Kontrollim teknik të jashtëzakonshëm” kanë rezultuar jo në rregull gjithsej: 23 kamionë, 14 autobusë, 24 furgona dhe 23 vetura.

Nga këto 18 kundërvajtje i janë shqiptuar pronareve te firmave, të cilët kanë urdhëruar vozitësit të drejtojnë automjete në gjendje jo të rregullt teknike, kryesisht autobus dhe mjete tjera transporti, mallrash apo udhëtarësh.

Me qëllim të preventimit nga aksidentet me fatalitet dhe lëndime të rënda, Policia e Kosovës do të jetë e përkushtuar dhe do të vazhdojmë të punojë në zbatim të ligjit.

Të gjitha mjetet motorike cilat do qofshin ato që nuk i plotësojnë kushtet teknike për qarkullim të sigurt nëpër rrugë do të largohen nga trafiku, konform normave ligjore.

 

You Might Also Like