Gjilan

Shurdhani: Agani po mbjell klimë përçarëse në Gjilan

Pas zhvillimeve më të fundit në degën e Partisë së Drejtësisë në Gjilan, Selvete Shurdhani, në emër të degës, ka theksuar se dega e PD-së në Gjilan, dënon ashpër veprimet e fundit të Ferid Aganit dhe njerëzve të tij, i cili në kundërshtim me çdo normë ligjore po improvizon kuvend të degës në qytetin tonë, kuvend sa improvizues po aq tendencioz e përçarës dhe në kundërshtim të plotë me vlerat dhe Programin e Partisë së Drejtësisë.

Nuk e kuptoj faktin se çfarë vlere mund të ketë ky kuvend i Aganit, i bojkotuar nga Kryetarja e Degës së PD-së Selvete Shurdhani, nga deputetja e vetme e Partisë së Drejtësisë që vjen po nga ky qytet Labinote Demi Murtezi, si dhe të gjithë anëtarët e kryesisë së Degës së PD-së në qytetin e Gjilanit.

|Ne informojmë edhe njëherë simpatizuesit e Partisë së Drejtësisë dega në Gjilan, se dega jonë është unike dhe e pathyeshme. Ne do të vazhdojmë punën aktive në shërbim të qytetarëve të komunës sonë, ku dega e PD-së në Gjilan është e përfaqësuar edhe në Asamblenë e Kuvendit Komunal si edhe me Drejtorin e emergjencave, ku do të vazhdojmë punën e palodhshme në shërbim të qytetarëve gjilanas pa u ndalur asnjë çast përballë përçarësve të PD-së”, është thënë në një komunikatë të degës së PD-së në Gjilan.

You Might Also Like