KRONIKË E ZEZË

Si pasojë e përleshjës fizike në mes dy familjeve vritet një person në Sadovinë të Qerkezëve 

 

 

 

Si pasojë e një konflikti fizikku janë përdorë edhe mjetet e ftofta  në Sadovinë të Qerkezëve të Vitisë, ka humbur jetën një përson nga ky fshat  me inicijalet M.I. I lindur me /1960/, njoftonë Policia e Kosovës e rajonit të Gjilanit.

Sipas njftimit nga policia dhe Prokuroria, Dy familje kishin mosmarrëveshje rreth një prone, 5 të arrestuar- viktima me të dyshuarit ishin kushërinjë

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka  njoftuar  se sot e enjte, rreth orës 09:30 minuta, në fshatin Sodovinë e Qerkezve, komuna e Vitisë, si pasojë e një rrahje mes dy familjeve, në të cilën janë përdorur mjete të forta, një person është privuar nga jeta, ndërsa disa të tjerë kanë pësuar lëndime trupore, transmeton Plus Tv, përcjell “Kryelajmi”.

“Me të njoftuar me rastin, në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Hetimeve Regjionale, të Policisë së Kosovës, si dhe prokurori kujdestar, të cilët kanë vëzhguar vendin e ngjarjes, ku prokurori i shtetit ka kërkuar që trupi i pa jetë i viktimës, të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë”.

“Për këtë rast, janë arrestuar 5 (pesë) persona, të dyshuarit B.I. dhe F.I., për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Vrasje’’, ndërsa të dyshuarit I.I., I.I. dhe S.I., për shkak të veprës penale ‘’Pjesëmarrje në rrahje’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ku për të njëjtit është lëshuar aktvendim mbi ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.

Viktima e rastit M.I. (1960), është i afërm i të dyshuarve – kushëri i tyre, me ç’rast dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor.

Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarve do të ndërmerrë të gjitha veprimet e tjera hetimore.Aziz Zuka

You Might Also Like