Futboll

“Skifterat” bënë homazhe te Varrezat e Jasharajve

“Skifterat”, adhuruesit më të flaktë të Klubit të Futbollit Gjilani kanë bërë homazhe tek Varrezat e Jasharajve në Prekaz. Qëndrimin në Drenicë, për të përcjellë ndeshjen ndërmjet Feroniklit dhe Gjilanit, “Skifterat” e kanë shfrytëzuar për të bërë homazhe tek Varrezat e Jasharajve, duke përkujtuar sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës.

Në emër të tifozëve dhe të KF Gjilani, ata kanë vënë kurora me lule.

 

You Might Also Like