Futboll

Skifterat ndërmarrin aksion për të ndihmuar skamnorët

Me qëllim të lehtësimit të gjendjes nëpër të cilën po kalojnë populli jonë dhe duke bashkëndjerë me të gjithë jetimët, skamnorët, të sëmurët dhe kategoritë tjera me vështirësi ekonomike në sofrat e të cilëve sot mungojnë ushqimet elementare apelojmë tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të bashkangjiten në çdo iniciativë që për qëllim ka begatinë e shtëpive skamnore!

Ju bëjmë thirrje të gjitha grupimeve tifozerike që mos të qëndrojmë indiferent karshi gjendjes që po kalon populli ynë dhe të ndërmarrin iniciativa për tubimin e artikujve bazik ushqimorë ashtu siç dimë ta bëjmë sa herë që atdheu thërret!

Duke shtuar kujdesin për të tjerët ne do të lehtësojmë barrën e shumë familjeve dhe do të rritim gjasat që të gjithë të kenë furnizime të mjaftueshme për të qëndruar në shtëpi.

Për realizimin e kësaj iniciative nuk do të formojmë pike grumbulluese por do të tubojmë artikuj ushqimorë me ekipe në terren në mënyrë që të ruajmë sigurinë shëndetsore.

Anëtarët dhe vullnetmirët për të ndihmuar mund të kontaktojnë djemtë tanë në inbox ose në mumrat e telefonit :

044 896 002
045 611 052

Skifterat/Gjilan
22 mars 2020

You Might Also Like