Futboll

“Skifterat” në përkrahje të Gjilanit për të marrë kreun

Klubi i Tifozave “Skifterat” adhuruesit më të mëdhenj të KF Gjilani, kanë paralajmëruar se këtë të premte do të udhëtojnë në Obiliq, ku klubi i tyre i zemrës do të përballet me liderin e tabelës Prishtinën. “Skifterat” i kanë bërë thirrje anëtarëve të vet, që sa më masovikisht t’i përgjigjen thirrjes, ngase ndeshjen e radhës e cilësojnë si shumë të rëndësishme dhe e cila do të bëjë që pas fitores eventuale, Gjilani të marr kreun e tabelës.

Prishtina është e para në tebelë, me tri fitore dhe një barazim, kurse menjëherë pas saj është radhitur Gjilani, i cili ka gjithashtu tri fitore, por edhe një humbje.

You Might Also Like