Futboll

Skifterat të gatshëm për të udhëtuar në Suharekë

Shorti i fazës së 3-të i Digitalb Kupës së Kosovës në futboll edhe njëherë na jep rrugën për në Suharekë.

Skifterat janë të gatshëm për të dhuruar mbështetjen më të fortë ekipit këtë vikend duke besuar guximshëm në fitore për të vazhduar rrugëtimin tutje.

Karakteri jonë nuk njeh dorëzim as zmbrapsje,as frikë e as përulje.

Ne zgjohemi ndeshje pas ndeshje në kërkim të triumfit, parreshtur me plotë vetbesim, dhe këtë jemi në gjendje ta bëjmë çdo ditë, dhe prapë të nesërmen dhe përsëri , sepse e vërteta e gjithë kësaj nuk mbështetet vetëm në dëshirën për trofe,por është e ndërtuar mbi dashurinë,sakrificën,mundin e djersën,dhe mbi të gjitha pasionin për ngjyrat tona.

E diela e këtij vikendi është e rezervuar ekskluzivisht për Gjilanin.

 

You Might Also Like