Futboll

Skifterët përkrahin Gjilanin edhe në këtë mënyrë

I kishin përcjellë të gjitha ndeshjet që i zhvilloi Gjilani, por “Skifterëve”, adhuruesve më të flaktë të KF Gjilani u ishte pamundësuar që këtë të diele të jenë në tribuna, ngase fusha e tyre është dënuar me një ndeshje pa praninë e shikuesve, për shkak të ngjarjeve që kishte ndodhur në ndeshjen Gjilani – Llapi, të cilën ekipi bardh e kuq e kishte luajtur si vendas.

Mirëpo, adhuruesit e kishin gjetur një formë tjetër të përcjelljes së ndeshjes pa u futur brenda mureve të stadiumit. Në pjesën perëndimore është duke u ndërtuar Shkolla e Mesme e Muzikës dhe shikuesit kanë shfrytëzuar që prej aty t’a përcjellin ndeshjen dhe prej aty t’i japin përkrahje ekipit të tyre. Në fund doli se ky mund atyre iu shpagua, ngase Gjilani ngadhënjeu me rezultat 1:0, kurse për këtë rezultat u përkujdesën mysafirët, që shënuan në portë të vet.

You Might Also Like