Viti

Sokol Haliti rimerr detyrën kryetar i Komunës së Vitisë

Sot në Viti në orët e pasdites në prani të shumë qytetarëve dhe mysafirëve të ftuar nga institucionet e ndryshme si Policisë, KFOR-t amerikan OSBE0ë e të tjerëve dhe prezencën e anëtarëve të rinj të përbërjes së re të Kuvendit të komunës, është Konstituuar Kuvendi i ri i komunës së Vitisë i cili ka 27 këshi lltarë.Kjo përbërje e re e Kuvendit të komunës doli si rrjedhojë e zgjedhjeve për asambletë komunale gjatë votimeve të 22 tetorit të këtij viti.

Fillimisht me punën e seancës së parë konstitutive të kuvendit ka kryesuar anëtari më i vjetër i kuvendit Ali Bajrami, me që rast është bërë verifikimi i prezencës së këshilltarëve te rinj të Kuvendit ku merrnin pjesë 27 këshilltarë sa ka Kuvendi komunal. Pas konstatimit për prezencën e tyre bazuar në nenet përkatëse të Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale të Kosovës si dhe udhëzimit administrativ, këshilltarët komunal nënshkruan edhe Deklaratat e Betimit për këshilltarë, kurse më pastaj ka dhënë betimin edhe kryetari i ri i Komunës Sokol Haliti i cili ka marrë mandatin e dyte si kryetar i Vitisë.

Sokol Haliti pasi ka dhënë betimin Kam kënaqësinë që sot të jem këtu para jush, ndonëse është moment i krenarisë, por njëkohësisht edhe i përgjegjësisë. Sot, në këtë ditë kur po marrim barrën e përgjegjësisë dhe detyrave të reja që na presin përgjatë 4 vitet e ardhshme, shpreh konsideratën më të lartë për të gjithë ata që u sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shpreh mirënjohje për kontributin e presidentit historik Ibrahim Rugova dhe për sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Gjithashtu, respekt dhe falënderim për ata që kontribuuan në forma të ndryshme në sendërtimin e shtetit tonë, që me punë e përkushtim kanë mbështet proceset e ndryshme nëpër të cilat kemi kaluar. Një falënderim i veçantë shkon për ish-kryetarët dhe ish-këshilltarët komunal të komunës së Vitisë, për punën dhe angazhimin e tyre. Parim i qeverisjes sonë te deritanishme ka qenë dhe mbetet qeverisja me qytetarët, dhe për qytetarët. E në saje të këtij parimi, kemi pasur një qeverisje demokratike, transparente dhe llogaridhënëse, gjë që është vlerësuar nga mekanizmat e ndryshëm monitorues ndërkombëtar dhe vendor. Andaj, ndjejë obligim moral e institucional, që të falënderoj gjithë këta mekanizma që kanë kontribuar në forma të ndryshme , që të kemi një qeverisje të mirë e stabile gjatë katër viteve që i kaluam.

 

You Might Also Like