Viti

Sokol Haliti rizgjedhet edhe për një mandat kryetar i Degës së LDK-së në Viti

Lidhja Demokratike e Kosovës në Viti ka mbajtur sot në orët e vona të pasditës Kuvendin e Nëntë Zgjedhor, ku me mbështetje absolute të 101 delegatëve është rizgjedhur kryetar i Degës edhe për një mandat katërvjeçar Sokol Haliti, sikurse edhe kryesia dhe delegatët për Kuvendin Qendror të partisë.
Kuvendin e ka përshëndetur Lutfi Haziri,nga kryesia qendore, kurse prezent ishin në punimet e kuvendit edhe Kryetarët e degëve të LDK-së të Gjilanit, Kamenicës dhe Novobërdes si dhe Lutfi Zharku ish ministër I Transportit dhe anëtarë I Kryesisë qendrore, Hasan Rashiti, kryetar i Degës në Kllokot dhe përfaqësuesi i Degës së LDK’së në Zvicër, Ismet Mjaku, këtë Kuvend e ka vlerësuar si model edhe për Kuvendin Qendror të partisë.Pas një fjale rasti përshendetëse për delegatët si dhe mysafirët që bëri kryetari Sokol Haliti duke përshendetur në veqanti udhëheqësit e nendeges dhe të degës së LDK-së në Zvicërr,anetari i Komisionit kandidues Naim Pira, tha se kemi vetëm një kandidatë për kryetar të Degës e ai është z.Sokol Haliti I një personalitet që ka ka bërë shumë dhe po bënë që Dega e LDK-së e Vitisë të jetë shemb ull edhe për degët tjera.Ky propozim u aprovua me aklamacion duke i dhënë kështu mbështetjen e 101 delegatëve pa asnjë kundër, kështu Sokol Haliti morri besim që të udhëheq degëën e LDK-së edhe për një mandate katërvjeqar.Më pastaj u zgjodhën edhe anëtarët e rinj të Kryesisë së degës si dhe 14 delegat për Kuvendin qendror zgjedhor të LDK-së.
E kryetari i rizgjedhur i LDK-së në Viti Sokol Haliti , ka falënderuar 101 delegatët për mbështetjen absolute, duke thënë se ky është besim i madh dhe një përgjegjësi edhe më e madhe për të duke premtuar se do të angazhohet me tërë qenjën e tij që së bashku me anëtarët dhe simpatizantët që ka kjo parti, kurr dhe asnjherë nuk do të lejon që para saj si parti të jetë dikush tjeter.
“Kjo është përbërja më e mirë dhe më reprezentative që është zgjedhur sot më mbështetjen tuaj unanime. Sot janë zgjedhur aktivistët dhe profesionistët më të dëshmuar, duke përfshirë edhe gruan, e edhe rininë.
Pra, në LDK duhet të afrohen të tjerët, e jo të përjashtohen. Dhe jamë shumë i lumtur dhe krenar me këtë unitet dhe mbështetje të jashtëzakonshme që erdhi nga njerëzit e zgjedhur”, ka thënë kryetari Haliti
“Ju suguroj që për mua antërët e LDK’së janë më të rëndësishëm se funksionarët. Së bashku do ta kombinojmë një lidership lokal i cili del nga strukturat e Këshillit Drejtues, njërëz që kanë përvojën e qeverisjes në dy shkallët dhe njerëzit që bartin përgjegjësi në të kaluaren 30-vjeçare, duke i përfshirë të gjitha grupmoshat. Ta ruajm këtë besim sepse nuk do t’ju dëshpëroj. Ju faleminderit pafund për besimin e dhënë ”, ka thënë Sokol Haliti.
Përndryshe, këtë procss zgjedhor e karakterizon fakti që afro 60 duke përfshirë këtu edhe grat dhe të rejat aktiviste me profesione të ndryshme të të zgjedhurve nëpër nëndegë që janë emra e personalitete të reja në struktrurë, me pjesëmarrje të mijëra njerëzve, përderisa janë zgjedhur qindar aktivistë e veprimtarë të LDK-së .Aziz Zuka

You Might Also Like