Viti

Sokol Haliti: Vitinë do ta bëjmë një komunë moderne dhe evropiane

Kandidati i LDK-së për Kryetar të Vitisë, Sokol Haliti ka zhvilluar sonte një takim elektoral me qytetarët e Pozharanit, me ç’rast derisa ka bërë një përmbledhje të punëve të kryera në këtë vendbanim gjatë mandatit të tij katërvjeçar ka premtuar edhe një sërë projektesh tjera zhvillimore nëse fiton dhe I jepet besimi I qytetarëve pozharanaas edhe për një mandate dhe bëhet sërish kryetar komune pas 22 tetorit. Në këtë takim të pranishëm ishin edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK-së Naser Rugova dhe Hykmete Bajrami, të cilët kanë bërë thirrje që të votohet Haliti pasi ia di të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Komunës së Vitisë.

Haliti takoi në Viti edhe përfaqsuesit e biznesit e të mergatës

Sokol Haliti ka mbajtur tubim të madh zgjedhor edhe në Viti me përfaqësues të biznesit e të mërgatës të komunës së Vitisë dhe mbështetës e qytetarë të shumtë ku ka shpalosur strategjinë katër vjeçare për qeverisjen e Vitisë.

Aty Haliti ka potencuar disa nga prioritetet e tij në mandatin e ardhshëm si për shërbime cilësore komunale, ofrimi i arsimit cilësor, investime në sektorin e shërbimeve shëndetësore, kompletimi i infrastrukturës rrugore dhe bujqësore, zhvillimi rural. Ai ka premtuar se do t’i rrisë subvencionet në bujqësi, zhvillimi i gjithëmbarshëm ekonomik dhe të uljes së ndjeshme të papunësisë, mbështetja e projekteve në fushat e kulturës, rinisë e sportit dhe mbështetje për diasporës, barazi gjinore, dhe përkrahje për të gjitha kategoritë e shoqërisë pa dallime. Kryetari aktual dhe kandidati i LDK-së edhe për një mandat qeverisës me Vitinë.

Sokol Haliti kërkoi votën edhe banorëve të Letnicës

Sokol Haliti, ka takuar sot edhe banorët e fshatit Letnicë, i shoqëruar edhe me kandidatët nga lista për asamblenë e re komunale.Haliti gjatë kësaj vizite, është zotuar para të pranishmëve se do angazhohet që nëse ai fiton mandatin katërvjeçarë të qeverisjes me Komunën e Vitisë, banorët do të përfitojnë nga një numër i madh i projekteve zhvillimore në infrastrukturën rrugore dhe atë të fushën e bujqësisë, ujësjellësit, trajtimin e ujërave të zeza dhe të tjera investime komunale me qëllim mirëqenien e sociale dhe ekonomike të qytetarëve. Sokol Haliti u ka bërë thirrje qytetarëve për ta votuar LDK-në ngase kështu do të

votojnë vizionin e një komune me zhvillim ekonomik me projekte konkrete, infrastrukturë moderne dhe pamje të qyteteve evropiane. Haliti kërkoi votën edhe për kandidatët e këtij subjekti për anëtarë të Kuvendit komunal të Vitisë. Haliti në tubimet e sotme mori mbështetje të fuqishme për të drejtuar Komunën e Vitisë edhe në katërvjeçarin e ardhshëm, në zgjedhjet e 22 Tetorit.Aziz Zuk

You Might Also Like