Teatër

Sonte në ora 18 jepet premiera e shfaqjes “Viganët”

Sonte në ora 18:00 jepet premiera e shfaqjes “Viganët”

Festivali i Dramës Kombëtare “Talia e Flakës”, që është njëra ndër katër shtyllat e Manifestimit shumëkulturor “Flaka e Janarit” nis sonte (e diel) në Teatrin e Qytetit në Gjilan.

Kjo ngjarje e madhe kulturore që do të zgjas gjatë tërë javës, sivjet ka ndërruar orar, shkaku i pandemisë Covid-19, e cila ka vështirësuar çdo pore të jetës.

Kështu, pas masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, gjegjësisht Ministria e Shëndetësisë, e cila me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit, ka kufizuar kohën e lëvizjes, ka bërë që edhe Bordi Organizativ i “Flakës së Janarit” të ndërrojë orarin e fillimit të shfaqjeve.

Kështu, sipas Erson Zymberit, udhëheqës artistik në Bordin e Flakës, shfaqjet do të nisin nga ora 18:00 e jo nga ora 19:00 siç ishte paraparë më herët.

Sonte në program është paraparë që të paraqitet nikoqiri, pra Teatri i Gjilanit, me shfaqjen premierë “Viganët” me regji të Ilir Bokshit, dramaturg Visar Krusha, koreograf Robert Nuha, kompozitor Trimor Dhomi, kostumet Vesa Kraja, skenograf Bekim Korça dhe asistente e regjisë Natyra Kallaba.

Shfaqja nis në ora 18:00, në Teatrin e Gjilanit dhe pjesëmarrja është me ftesa dhe numër të reduktuar shkaku i pandemisë.

You Might Also Like