Futboll

Sot luhet derbi lokal Vllaznia – Vitia

Dy ekipe nga komuna e Vitisë do të përballen ndërmjet veti këtë të enjte ne fushën e futbollit “Ibrahim Kurteshi” në Pozharan. Ndryshe nga herët tjera, kur përballeshin në luftën për mbijetesë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, sivjet Vllaznia e Vitia janë renditur në pjesën e epërme të tabelës, me gjasa po thuaj se të barabarta për të qenë pjesë e katër ekipeve të para, që mundësojnë synimin për rang më të lartë të garave.

Vllaznia në këtë ndeshje hynë pas fitores në tavolinë me rezultat 3:0 ndaj KEK-ut nga Kastrioti, derisa Vitia në ndeshjen e fundit ka arritur që të shkëpus një pikë në ballafaqim me 2 Korrikun në Prishtinë.

Për momentin, Vllaznia radhitet në pozitën e tetë me 19 pikë të tubuara, derisa Vitia është një pozitë më lartë në tabelë, në pozitën e shtatë me 20 pikë të tubuara.

Ndeshja nis në ora 13 në Fushën e Futbollit “Ibrahim Kurteshi” në Pozharan.

 

 

You Might Also Like