Futboll

Sot luhet kryendeshja Drita – Feronikli

 

Drita – Feronikli, kjo është kryendeshja e kësaj jave, e cila do të luhet në Gjilan. Drita, që deri më tashti ka dy fitore dhe një humbje e prêt Feroniklin, që ka bilanc të njëjtë dhe kjo ndeshja e ka vlerën e kreut të tabelës.

Intelektualët, adhuruesit më të flaktë të Dritës kanë paralajmëruar pjesëmarrje masive në këtë ndeshje tejet interesante, e cila do të nis në ora 16.

Intelektualët pjesëmarrjen e kanë cilësuar si obligative, pasi që sipas tyre skuadra ka nevojë për përkrahjen masive.

 

You Might Also Like