Sportet me dorë

Sot vendoset a do të shpallet KV Drita kampione e Kosovës

Sot në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petrit “ në Gjilan me fillim në ora 15 luhet finalja e tretë e play-offit në mes të Dritës vendase dhe M-Technologie nga Prishtina. Deri më tashti janë zhvilluar dy finale dhe në të dyjat ka ngadhënjyer ekipi gjilanas. Në ndeshjen e parë të luajtur në Gjilan, Drita ngadhënjeu me rezultat 3:0 në sete, kurse në ndeshjen e dytë të luajtur në Prishtinë, KV Drita ishte edhe më bindëse, duke ngadhënjyer sërish me rezultat 3:0 në sete. Kampion i Kosovës për vitin 2020/2021 do të shpallet ekipi që i arrin tri fitore, andaj Dritës i mjafton vetëm edhe në fitore për të ngritur trofeun e çmueshëm.

Ndeshja do të luhet pa praninë e shikuesve, shkaku i pandemisë, por do të transmetohet direkt në RTK. Kryelajmi.com

You Might Also Like