Gjilan

Spitali i Gjilanit ka nevojë emergjente për furnizim me oksigjen

 

Gjilan, 2 dhjetor 2020 – Nën udhëheqjen e nënkryetarit Arbër Ismajli, është mbajtur sot mbledhja e Komitetit të Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

 

Në këtë takim, nenkryetari Ismajli bëri të ditur se Spitali i Përgjithshëm ka nevojë emergjente të furnizimit me oksigjn, duke shtuar se po bëhet përpjekje maksimale me Ministrinë e Shëndetësisë për ta zgjidhur këtë problem.

 

Gjendja e përgjithshme është si vijon: 2684 të rezultuar pozitivë, 2222 të shëruar, 386 raste aktive, 76 të vdekur, të hospitalizuar të konfirmuar me COVID-19 janë 72, ndërkaq mostra në pritje janë 134.

You Might Also Like