OPINION

Strategjia e shpërnguljes së shqiptarëve dhe muslimanëve – IDEJA E SERBISE SE MADHE

Shpërngulja e shqiptarëve nga Kosova ka filluar menjëherë pasi Mbretëria serbe e aneksoi Kosovën në vitin 1912. Madje, paralelisht me shpërnguljen e detyruar zhvillohej procesi i kolonizimit të vendit me serbë nga vise të ndryshme jugosllave.[1]

Edhe pas kthimit të ushtrisë serbe pas Luftws I botwrore (në vitin 1918), shpërngulja me dhunë e shqiptarëve, pa të drejtë kthimi, ka vazhduar, madje deri në luftën e dytë botërore. Numri më i madh janë shpërnguylur në Turqi, një pjesë në Shqipëri, kurse një pakicë edhe në vendet tjera të Evropës e Amerikës së veriut. Kjo shpwrngulje është zhvilluar në mënyrë të organizuar sistematike nga pushteti dhe me një qëllim të vetëm: dëbimin e popullatës “muslimane” nga brezi kufitar me Shqipërinw. Sot dihet për disa dokumente të hartuara në kohë të ndryshme nga qeveri të ndryshme serbo-sllave dhe të gjithë e kanë pasur një moto “dëbimin e elementit josllav (lexo: shqiptar) nga Serbia Jugore”.

Duke mos dashur të përsërisim gjërat të cilat tashmë janë të njohura për opinionin dhe për shkak të natyrës së mediumit, këtë herë do t’i prezantojmë (me interpretime të shkrutra sqaruese) tre dokumentat më të rëndësishëm që kanë të bëjnë me “shpërnguljen e elementit musliman (shqiptar)”, për të konfirmuar sërish vijimësinë sistematike të qëllimit të shtetit serb për dwbimin e shqiptarëve nga trojet etnike: Memorandumin famëkeq të V. Çubriloviqit (1937), Memorandumin e Akadamisë serbe të shkencave dhe arteve (1985) dhe Referati mbi zgjidhjen e problemit të Kosovës i Ivo Andriqit (1939).

 

I Memorandumi i ÇUBRILOVIQit për serbizimin e Kosovës

 

  1. Çubriloviq e ka shkruar një memorandum për qeverinë serbe në të cilin propozon rrugët e zjgidhjes së problemit shiqotar. Në memorandumin për serbizimin e Kosovës kritikon kolonizimin e asaj zone pas Luftës së parë borërore, kur u vendosën pjesëtartë e ish-ushtrisë serbe në mënyrë që të shpënegurlet popullata shqipatre. Prandaj, në memorandumin e tij, dërguar qeverisë së Milan Stojadinoviqit (1937), propozon metoda të shëprnguljes fizike të popullatës shqitare nga Kosova në Shqipëri. Është ky në realitet një pastirm i planifikuar dhe mirë i përpunuar etnik.

Të shohim si e kishte menduar këtë Vasa Çubriloviqi:

“Problemi i shqiptarëve në jetën tonë kombëtare dhe shtetërore nuk ka lindur dje. Ai ka lutjaur një rol tejet të madh në jetën tonë mesjetare, por i rëndësisë vendimtare është bërë nga fundi i shekullit 17, kur popullata serbe u shëperngulën në very nga trojet e dikurshme të vjetra të luftës, kurse në vend të tyre arritën malësorët shqiptarë. Ata gradualihst u lëshuan nga malet në luginat e plleshme të Metohisë dhe Kosovës dhe, duke u shtrirë në drejtim të veriut, u zgjeruan në drejtim të Moravës perëndimore dhe jugore; nëpër malin e Sharit zbritën në Pollog, e prej andej në drejtim të Vardarit. Deri në shekulin 19 në këtë mënyrë është krijuar një trekëndësh shqiptar, maja e të cilit është ngulitur thellë në tokat tona, duke arritur te Nishi dhe duke i ndarë tokat tona prej Maqedonisë dhe luginës së Vardarit…

Këtë pykë shqiptare Serbia ka filluiar të shkurtojë që në kryengritjen e parë, duke i dëbuar ata nga vendbanimet më veriore shqiptare – që nga Jagodina.”

“Pjesën tjetër të trekëndëshit shqiptar kishte detyrë ta shkatërronte shteti ynë i sotëm prej vitit 1918 e këtej. Ai këtë nuk e ka bërë. Ka shumë arsye për këtë, kurse ne këtu do t’i përmendim vetëm disa më të rëndësishmet:

1) Gabimi kryesor i fatkorëve tanë përgjegjës nga ajo kohë ishte fakti që në Ballkanin e trazuar dhe të përgjakshëm donin, duke harruar ku ndodhen, të zbatojnë metoda perëndimore për zgjidhjen e problemeve të mëdha etnike. Turqia ka sjellë në Ballkan zakonin e marrë nga Sheriati, sipas të cilit me fitimin e betejës dhe pushtimin e një vendi fitohet e drejta mbi jetën dhe pronën e shtetasve të nënshtruar. Prej tyre edhe të krishterët e Ballkanit kanë mësuar se me shpatë fitohet dhe humbet jo vetëm pushteti dhe privilegjet, por edhe shtëpia dhe prona. Ky botëkuptim mbi raportet private-juridike në Ballkan, ka mundur vetëm deri diku të zbutet me ligje, dispozita dhe marrëveshje ndërkombëtare të krijuara nën presionin e Evropës, por kjo megjithatë akoma ka mbetur leva kryesore edhe e Turqisë edhe e shteteve ballkanike. Nuk kemi nevojë të shkojmë në të kaluarën e largët. Do të përmendim vetëm rastet nga koha e tanishme: shëprngulja e grekqeve ngë Azia e vogël në Greqi, edhe e turqëve nga Greqia në Azi të vogël; shëprngulja më e re e turqëve nga Bullgaria dhe Rumania në Turqi. Ndërkaq që shtete ballkanike prej vitit 1912 e këtej ose e kanë zgjidhur ose janë në rrugë të zgjidhjes së çështjes së pakicave kombëtare përmes shëprnguljes së tyre. Vetëm ne jemi përqendruar në metodat disktuabile dhe të ngadalta të kolonizimit gradual. Rezultatet e tij kanë qenë negative… Kur kihet parasysh prapambeturia, nataliteti i madh i shqiptarëve dhe konditat gjithnjë e më të vështira për kolonizim sipas metodave të vjetra, ky disproporciaon gjatë kohës vetëm do të shtohet dhe në fund do të vëjë në pyetje edhe atë pak suskes të arritur prej vitit 1918 deri më sot.”

“Pa dyshim që shkaku kryesor i mossuksesit të kolonizimit tonë në këto vise ka qenë që tokat më të mira kanë mbetur akoma në duar të shqiptarëve. Mënyra e vetme e mundshme të vendosjes së elementit tonë në këto vise ka qenë marrja e tokës nga shqiptarët. Pas luftës kjo ka mundur të bëhet lehtë me dëbimin e një pjese të shqiptarëve në Shqipëri gjatë kohës së kryengritjeve dhe aksioneve kaçake, delegalizimin e uzurpimeve të tyre dhe blerjen e begllëqeve. Sërish më duhet t’i kthehem gabimit të tmerrshëm të botëkuptimit tonë juridik të pas luftës mbi pronësinë e tokës. Në vend që ta shfrytëzojmë pikëpamjen e vetë shqiptarëve mbi uzurpimet e tyre të tokës, i rralli prej tyre ka poseduar, edhe tapi turku, edhe atë vetëm për tokat e blera, ne, në dëm tonin shtetëror dhe kombëtar, jo vetëm që i kemi legalizuar të gjtiha këto uzurpime, por edhe më keq, i kemi mësuar shqiptarët me koncpetet perëndimore të pronës private. Kështu, vetë ne ua kemi dhënë në dorë armën me të cilën do të mbrohen, të mbajnë tokat më të mira dhe të pamundësojnë nacionalizimin e një zone për ne shumë të rëndësishme.”

“Ai blloku shqiptar rreth malit të Sharit është me rëndësi madhore edhe naconale-shtetërore edhe strategjike për vendin tonë. Tashmë e kemi theksuar mënyrën e formimti të tij dhe rëndësinë për lidhje të viseve rreth luginës së Vardarit me tokat tona të vjetra. Forca më e madhe e ekspansionit serb nga fillimi i formimit të shtetit të parë serb e këtej, që nga shekulli IX, është mbështetur në kontinuitetin e këtij ekspansioni dhe tokave të vjetra “rasiane” në të gjitha drejtimet, pra edhe kah jugu… Të sigurohet në shekullin XX mundet vetëm ajo tokë e cila është populluar me popullatë tonën; andaj detyrë imperative e të gjtihë neve është që të mos i lëshojmë këto pozita të rëndësishme strategjike që të jenë në duar të elementit armik dhe të huaj për ne. Kjo aq më parë ngase ky element ka mbështetje nga shteti amë. Ai sot akoma është e pafuqishëm, por edhe si e tillë është shndërruar në bazën e imperializmit italian, përmes cilës ata synojnë të futen në zemrën e shtetit tonë. Kundër këtij depërtimi, mjeti më i sigurt është elementi vetjak, i cili dëshiron dhe di ta mbrojë pronën dhe shtetin e vet.

Mandej, pos këtij blloku prej 18 rretheve, shqiptarët dhe pakicat e tjera kombëtare në viset jugore jetojnë të shpërndarë, andaj nuk ka ndonjë rrezik për jetën tonë kombëtare e shtetërore. Nacinalizimi i pjesëve rreth malit të Sharit nënkupton edhe vrasjen përfundimtare të iredentës dhe sigurimin e përhershëm të shtetësisë së këtyre viseve.”

“Shqiptarët nuk mund të mposhten vetëm me kolonizim gradual; ata janë populli i vetëm i cili në mijëvjeçarin e fundit jo vetëm ka mbijetuar në qendër të shtetit tonë, kah Rashka dhe Zeta, por ka arritur edhe t’i shtyjë, në dëm tonin, kufijtë entikë kah veriu dhe lindja. Gjersa kufiri ynë etnik mijëvjeçarin e fundit është zhvendosur drejt veriut deri në Suboticë, në veri-perëndim deri te Kupa, shqiptarët na kanë dëbuar nga lugina e Shkodrës, nga Metohia dhe nga Kosova. Mënyra e vetme dhe mjeti i vetëm është mënyra brutale e një qeverie të organizuar shtetërore, për çka kemi qenë gjithnjë mbi ta. Që prej vitit 1912 e këtej nuk kemi pasur sukses në luftë me ta, faji është yni, ngase këtë pushtet nuk e kemi përdorur siç duhet. Për ndonjë nacinalizim në favor tonin as që mund të bëhet fjalë. Përkundër kësaj, duke pasur mbështetje nga Shqipëria, tek ta zgjohet vetëdija e tyre kombëtare, andaj nëse nuk i spastrojmë gjërat me kohë, për 20-30 vjet do të kemi një iredentë të tmerrshme, gjurmët e së cilës veç po vërehen dhe e cila do të vëjë në dyshim të gjtiha pronat tona në jug.”

“Tashmë u tha që për shëprnguljen efikase të shqiptarëve nga trekëndëshi i tyre bëhet vetëm me masë. Kurse për të realizuar një shpërngulje masive, kushti i parë është krijimi i psikozës së përshtashme. Ajo mund të krijohet në shumë mënyra.

Dihet që masat muslimane kryesisht janë subjekt i lehtë i ndikimit, posaçërisht atij fetar, që janë mendjelehtë, madje edhe fanatikë. Prandaj në radhë të parë duhet që për shpërngulje të shqiptarëve të binden krerët fetarë dhe njerëzit me ndikim – ose me para ose me kanosje. Duhet sa më parë të gjenden agjitatorë, të cilët do të agjitojnë për shpërngulje, veçanërisht nëse dëshiron Turqia.”

“Mjeti tjetër do të ishte presioni i aparatit shtetëror. Ai duhet t’i shfrytëzojë deri në maksimum ligjet, për t’ua bërë sa më të vështirë ekzistencën shqitarëve te ne: gjobitjet, burgimet, zbatimi i pamëshirshëm i të gjitha dispozitave policore, ndëshkimi i kontrabandës, prerjes së druve, dëmit në fushë, lëshimit të qenve, detyrimi me kuluk dhe të gjitha mjetet tjera të cilat është në gjendje t’i gjejë një polici praktike.

Masat ekonomike: mospranimi i tapive të vjetra, puna në kadastër në të gjitha viset duhet të menjëherë të ndwrmarrë grumbullimin e pamëshirshëm të tatimit dhe të gjitha borxheve të tjera publike e private; marrja e kullosave shtetërore, kullosave komunale, pezullimin e koncesioneve, lejeve të punës për kafenetë, dyqanet, zanatet, marrja e lejeve monopoliste, largimi nga shërbimet shtëtërore, private dhe vetëqeverisëse, etj. – do të përshpejtojnë shëpenguljen.

Masat sanitare: zbatimi i detyrueshëm i të gjitha dispozitave ligjore edhe nëpër shtëpia, rrënimi i mureve dhe gardheve të larta rreth shtëpive, zbatimi i ashpër i masave veterinere, të cilat do të ndalonin nxjerrjen e bagëtive në tregje, etj., gjithashtu mund të përdoren në mënyrë praktike dhe efikase.

Në çështjet fetare shqiptarët janë më të ndjeshëm, andaj këtu duhet goditur fort. Kjo mund të arrihet përmes klerit fetar, lërimti të varreve, ndalimit të poligamisë dhe në veçanti me zbatimin e pamëshirshëm të ligjit që edhe fëmijët femra duhet ta kryejnë shkollën fillore, atje ku ka shkolla.

Edhe iniciativa private në këtë aspekt mund të bëjë shumë. Kolonëve tanë, sipas nevojës, duhet ndarë armë. Në ato vise duhet ndërmarrë aksionin e vjetër çetnik, duke e ndihmuar në fshehtësi në aksionet e tij. Posaçërisht duhet lëshuar një dallgë malazezësh nga malet për të shkaktuar konflikt me shqiptarët në Metohi. Përmes njerëzve të besueshëm ky konflikt duhet `përgatitur: t’i jepet vrull, gjë që do të jetë e lehtë, sepse shqiptarët kanë ngrehë fort krye, kurse tërë rasti pa problem mund të paraqitet si konflikt vëllazërish dhe fisesh e, sipas nevojës, t’i jepet edhe karakter ekonomik. Sipas nevojës, mund të shkaktohen edhe kryengritje lokale të cilat do të ishin të shuara me gjak me mjetet më efikase, por jo gjithaq me ushtri sa me kolonë, fiset malazeze dhe çetnikë.

Ekzistojnë akoma mjete të cilat Serbia i ka përdorur në mënyrë praktike pas vitit 1878, djegiet e fshehta të fshatrave dhe lagjeve shqiptare nëpër qytete.”

“Prandaj, kolonëve duhet siguruar të gjitha kushtet jetësore për disa vjet, nëse dëshirojmë që të qëndrojnë aty. Duhet shuar pamëshirshëm çdo spekulim me shtëpitë dhe pronat e shqiptarëve të shpërngulur. Shteti duhet ta mbajë për vete të drejtën e pakufishme të disponimit të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme të shqiptarëvw dhe menjëherë pas ikjes së tyre t’i banojë me kolonë (serbë). Këtë duhet bërë ngase rrallë do të ndodhë të çohet i tërë fshati. Në këto fshatra fillimisht duhet vendosur malazezë, si njerëz të pacipë, zullumqarë dhe pamëshirshëm, të cilët me zënkat e tyre do ta detyrojnë pjesën e mbetur të shqiptarëve të shpërngulen, e pastaj të sillen kolonë nga vise të tjera.”

“Duke pasur parasysh gjithë çka u tha më sipër, nuk është e rastit që ne, me rastin e diskutimti të problemit të kolonizimti në jug, nisemi nga qëndrimi që mënyra e vetme efikase e zgjidhjes së këtij problemi është shëprngulja e shqiptarëve në masë. Kolonizimi gradual nuk ka pasur sukses as te ne, as në asnjë vend tjetër. Pushtetit, kur dëshiron të intervenojë në dobi të elementit të vet në luftë rreth tokës mund të ketë sukses vetëma atëherë kur vepron në mënyrë brutale. Përndryshe, vendësi, i rrënjosur në tokën e tij, i aklimatizuar, është gjithnjë më i fortë se koloni. Kjo në rastin tonë duhet pasur parasysh, ngase kemi punëme një racë të pagdhendur, të fortë dhe pejllore, për të cilën Cvijiqi kishte deklaruar se është ‘më ekspansivja në Ballkan’.”

Citatet e prezantuara më së miri dëshmojnë çfarë kanë qenë qëndrimet e mbrojtura nga Vaso Çubriloviq, i cili, të theksojmë, ka propozuar “shpërnguljen e shqiptarëve në masë”, siç thotë ai, sepse kjo mënyrë, sipas tij, “është mënyra e vtme efikase e zgjidhjes së këtij problemi”.

 

 

  1. DOKUMENTi i ndaluar u Andriqit –

Strategjia e shpërnguljes së shqitarëve dhe muslimanëvE[2]

VESTI

Problemin me pretendimet shqiptare në Kosovë e Metohi që para Luftës së dytë botërore i kishte vërejtur Ivo Andriq.[3] Shkrimatri i njohur atëbotë ishte diplomat i lartë i mbretërisë jugosllave. Në janar të vitit 1939, me kërkesë të Qeverisë, ai e kishte hartuar një projekt të zgjidhjes së “problemit të Kosovës”, në të cilin propozon shpënrguljen e një pjese të mirë të popullatës shqiptare në Turqi, si dhe ndarjen e Shqipërisë ndërmjet Jugoslavisë dhe Italisë, në bazë të cilës Serbia do ta merrte Shqipërinë e veriut dhe portin e Durrësit(!)

“Me ndarjen e Shqipërisë do të tretej qendra tërheqëse për pakicën shqiptare në Kosovë, e cila, në situatën e re, do të asimilohej më lehtë. Ne, eventualisht, do të merrnim edhe 200.000 – 300.000 shqiptarë, por ata janë kryesisht rimo-katolikë, raporti i të cilëve me shqiptarët muslimanë kurrë nuk ka qenë i mirë. Çështja e shpërnguljes së shqiptarëve muslimanë në Truqi gjithashtu do të realizohej nën rrethana të reja, ngase nuk do të kishte ndonjë aksion të fuqishëm për ta ndalur këtë” – propozonte Andriqi në zgjidhjen e tij të problemit të Kosovës.

Qeveria serbe nuk reagoi menjëherë ndaj projektit të Andriqit, së shpejti filloi Lufta e dytë botërore dhe e gjithë ideja e problemit të Kosovës ra në ujë.

Në cilwsinw e hartuesit të referatit “Mbi çështjen shqiptare”, Andriqi ka ofruar zgjidhjen e vet të problemit të Kosovës – shpërnguljen e shqiptarëve muslimanë në Turqi, si dhe zgjerimin e shtetit serb deri në qytetin e Shkodrës.[4]

“Lejimi që Italia ta marrë qoftë një pjesë të territorit të Ballkanit është e keqe më e vogël, ngase për ne në këtë moment është me rëndësi vetëm një gjë, e ajo është sigurimi strategjik i Kosovës” – porosit Andriqi.

“Marrja e Shkodrës në këtë rast do të ishte me rëndësi të madhe morale dhe ekonomike. Kjo do t’na mundësonte ndërmarrjen e punimeve të mëdha hidroteknike dhe fitimin e tokës pjellore për ushqimin e Malit të Zi.”

 

Dalja e ushtrisë serbe në Jadran

Në bazë të shtojcës sekrete të Marrëveshjes ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë nga viti 1912, Serbisë i ishte pranuar e drejta për territoret e deriatëhershme turke në veri dhe perëndim të malit të Sharit. Në lidhje me këtë pikë, duke synuar që vendit të vet t’i sigurojë dalje në det, forcat serbe, më 15 nëntor kishin arritur në Lezhë dhe gradualisht e kishin pushtuar tërë Shqipërinë e veriut deri në Tiranë dhe e Durrës.[5]

 

  1. Formimi i Shqipërisë autonome

Mirëpo, Konferenca e ambasadorëve në Londër, më 20 dhjetor të vitit 1912, kishte sjellë vendim për formimin e Shqipërisë autonome, duke ia dhënë Serbisë vetëm të drejtën për dalje tregtare në detin Adriatik. Kjo Konferencë, me 20 mars të vitit 1913, vendosi që Shkodra t’i jepet Shqipërisë. Mali i Zi refuzoi të pranojë vendimin e fuqive të mëdha; kurse në këtë e kishte mbështetjen e Serbisë, e cila dërgoi forcat e veta për të përforcuar rrethimin e Shkodrës. Për këtë fuqitë e mëdha vendosën (më 21 mars) ta zhvillojnë një demonstrim detar, nga i cili u përmbajt vetëm Rusia. Anijet detare austro-hungareze, angleze, franceze, gjermane dhe italiane, të grumbulluara afër Barit, i detyruan forcat serbe të tërhiqen nga pizicionet rreth Shkodrës …

 

  1. Ndarja e sfErave të interest në Shqipëri ndërjet Serbisë dhe Greqisë

Ndonëse nën presionin e fuqive të mëdha, në radhë të parë të Austrisë, u detyrua të tërhiqej nga Jadriatiku dhe nga Shqipëria e veriut, Serbia nuk pushoi së shpresuari.

Në deklaratën, e cila është shtojcë sekrete e Marrëveshjes ndërmjet Greqisë dhe Serbisë e 19 majit të vitit 1913, janë ndarë sferat e interesit ndërmjet Greqisë dhe Serbisë në Shqipërinë e posaformuar autonome. Terreni i cili ndodhet në veri të rrjedhës së lumit Seman në det, pastaj përgjatë këtij lumi deri në grykën e Devollit, pastaj përgjatë Devollit deri te mali Kamna duhej tw hynte në sferën e ndikimit serb …

 

  1. Pakti i Londrës dhe Shqipëria

Pakti i Londrës, i miratuar më 26 prill të vitit 1915, ndërmjet Francës, Britanisë së madhe, Rusisë dhe Italisë përmbante këto dispozita:

1) Në dispozitën e pikës 5 është theksuar: “Katër Fuqitë aleate do t’ia japin tokat e poshtëshënuara të Adriatikut Kroacisë, Serbisë dhe Malit të Zi: (…) Porti i Durrësit do t’i jepen shtetit të pavarru musliman të Shqipërisë /Arbanisë/.”

2) Në nenin 6 thuhet tekstualisht: “Italia do t’i marrë në pronësi të plotë Vlorën, ishullin Saseno (?!) e pos kësaj edhe një territor tejet të gjerë nw prapavi të nevojshëm për mbrojtjen e tyre, dmth. pjesën ndërmjet lumit Vjosa në veri dhe lindje e në jug deri në Himarë.”

3) Në nenin 7 thuhet: “Nëse do të vinte te formimi i një shteti të vogël neutral dhe autonom – Shqipërisw, Italia nuk do ta kundërshtonte dëshirën e Franëcs, Britanisë së madhe dhe Rusisë, që viset veriore dhe jugore të Shqipërisë të ndahen ndërmjet Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë.”

 

  1. Shqipëria në Konferencën e paqes

Në Konferencën e paqes, fuqitë aleate (Franca, Britania e madhe dhe SHBA) propozuan fillimisht pë Shqipërinë, në veri dhe lindje, ato kufij që ishin konfirmuar në konferencën e Lodnrës të vitit 1913; i pranohet sovraniteti i plotë Italisë në Vlorë dhe prapavi të nevojshme, si dhe i jepet Italisë mandati për adminstrim të shtetit të lirë shqitar nën kontrollin e Shoqërisë së kombeve. (Memorandumi i 9 dhjetorit të vitit 1919)

Serbia ishte “kundër mandatit të Italisë; por një Shqipërie të pavarur; për rishikimin e kufijve dhe rimarrjen e Shkodrës dhe Shqipërisë veriore.

“Ne kërkuam, për shkaqe ekonomike dhe strategjike, që të rishikohet caktimi i kufijve drejt nesh (në rrejdhën e mesme të Drinit, në Bojanë dhe lidhur me fisin Kliment /Kelmend/ dhe Kastrat), të caktuara nga konferenca e Londrës në vitin 1913. Pos këtij korrigjimi, delegacioni ynë ka shprehur bindjen që zgjidhja më e mirë do të ishte që Shqipëria shpallet shtet i pavarur në kufijtë e vitit 1913 dhe me një adminsitrim autonom …”

“Në përgjigjen tonë të fundit Konferencës së paqes (14 janar 1920) ne ende qëndronim në tezën që zgjidhja më e mirë do të ishte që administrata e Shqipërisë, në kufijtë e caktuar në vitin 1913, t’i besohej një qeveria lokale, autonome, pa ingerenca të asnjë fuqie të huaj. E nëse zgjidhja nuk do të pranohet, por vendoset që disa pjesë të Shqipërisë t’i jepen shteteve të tjera, delegacioni ynë e kërkon pjesën veriore të Shqipërisë (duke bashkëngjitur një hartë më kufirin e shënuar), për të cilën kishte premtuar regjim autonom. Andaj, minimumi të cilin do ta pranojmë nga aleatët është si vijon: kufijtë përgjatë Drinti të zi deri në derdhjen në Drinin e bardhë e prej andej përgjatë Drinit të madh deri në det.”

“Maksimumin duhet ta kërkrojmë në mënyrë që Italia të fitojë sa më pak territor. Ky maksimum i pretendimeve tona ka qenë: lumi Mat deri në burimin e tij e prej andej drejt burimti të Drinti të zi. Pra, Mati dhe Drini do të ishin kufijtë tanë kah protektorati italian.”

 

  1. Okupimi Italian i Shqipërisë pas luftës dhe tërheqja definitive pas dështimit te Vlora

“Pas mbarimit të luftës, në bazë të një vendimi ushtarak ndërmjet aletaëve, forcat italiane e okupuan tërë territorin e Shqipërisë, madje edhe atë pjesën veriore e cili na ishte pranuar neve me paktin e Londrës. Vetëm Shkodra ka qenë nën okupim të përbashkët të forcave franceze dhe italiane …

Pakënaqësia e popullatës shqiptare, të cilën e mbështesim edhe ne, e detyroi Italinë që në fillim të vitit 1920 të tërheqë trupat nga brendia e Shqipërisë dhe të përqendrohet vetëm rreth Vlorës, prej nga do të detyrohen të tërhiqen në qershor të këtij viti, duke arritur një marrëveshje me qeverinë e Tiranës mbi evakuimin e tërë territorit shqiptar pos ishullit Sasen (?!)…”

 

  1. Shqipëria para Konferencës të ambasadorëve

“Pasi që me evakuimin e Shqipërisë nga ana e forcve italiane u pastrua situata në terren, Konferenca e ambasadorëve, në nëntor të vitit 1921, mund të merrte vendim për pranimin e Shqipërisë si shtet të pavarur dhe sovran.

Para konferencës së ambasadorëve edhe një herë pa suskes provuam të arrijmë përmirësimin e kufijve kah Shkodra dhe Drini, duke ofruar arsyetime historike (për Shkodrën), kurse për Drinin arsyetime ekonomike dhe të komunikacionit. Eksperti francez në konferencë, Larosh, na ngushëlloi me këto fjalë: ‘Qeveria mbretërore ka gabuar, që nuk e miratoi, në atë kohë, propozimin francez për ndarjen e Shqipërisë. Pashiqi ishte pajtuar me këtë, por qeveria në Beograd e kishte refuzuar.’ Prandaj, për të mos lejuar marrjen e Vlorës nga Italia, ne jemi detyruar të heqim dorë nga Shkodra dhe kufiri deri në Drin …”

 

  1. Pakti i Romës, Pashiq – Musolini dhe Shqipëria

“Pakti i Romës i vitit 1924, sipas natyrës së tij, i ka imponuar edhe Romës edhe Beogradit respektimin e pavarësisë dhe parimeve të mospërzierjes në çështjet e brendshme të Shqipërisë, si dhe informimin reciprok mbi ngjarjet në Shqipëri. Kjo ndërkaq nuk ka qenë pengesë që qeveria italiane ta ndihmojë fan Nolin që në qershor të viti 1924 ta realizojë grushtshtetin kundër Ahmet Zogut, por as qeverisë sonë që po atë vit, në dhjetor, t’i mundësojë Ahmet Zogut ta kryejë ndërhyrjen nga territori ynë në Shqipëri dhe ta rimarrë pushtetin. As Roma as Beogradi nuk arritën të përmbahen nga intrigat e “miqëve” të tyre shqiptarë, të cilët kërkonin ndihmë për ruajtjen apo ardhjen në pushtet dhe premtonin bashkëpunim, por në rastin e parë të volitshëm e ndërronin orientimin.”

 

  1. Pakti i Tiranës dhe gjendja që e krijoi ai

“I ndjeri Pashiq duke i udhëzuar përfaqësuesit tanë të caktuar për punë në Shqipëri, deklaronte: ne e duam një Shqipëri të pavarur, por të dobët dhe të paqëndrueshme. Koha tregoi që kjo nuk ishte e mundur të mbahej. Shqipëria e dobët dhe e paqëndrueshme duhej të kërkonte ndihmë dhe mbrotjej atje ku mund të gjente. Regjimi i cili ishte i rrezikuar nga Italia, na u drejtua, kurse ai të cilin ne dëshironim ta rrëzonim kërkonte ndihmë nga Italia.

Ajo çka na ka rrezikuar më së shumti nga Shqipëria viteve të fundit ka qenë organizimi ushtarak, fortifikimet ushtarake dhe aksionet irredentiste.

Gjatë vlerësimit të kësaj çështje duhet pasur parasysh që në çdo mënyrë duhet të shikojmë të shmangim konfliktin qoftë të hapur qoftë indirekt me Italinë. Gjithashtu duhet shmangur edhe atë që Italia ta okupojë vetë tërë Shqipërinë dhe të na rrezikojë në vende tejet të cenueshme, nnga Boka Kotori dhe nga Kosova.

Duke marrë parasysh gjithë çka u tha në lart, për ne ndarja e Shqipërisë do të mund të vinte në shprehje vetëm si një e keqe e domosdoshme dhe e pashmangshme, e cila nuk mund të shmanget, dhe si një dëm i madh nga i cili duhet nxjerrë aq përftitime sa mundemi, dmth. nga dy të këqija të zgjidhet më e vogla.”

 

  1. Pakti ITALIANO-JUGOSLlav i miqësisë (1937)

“Italia dhe Jugoslavia duke udhëhequr politikë miqësore ndaj njëra tjetrës mund të arrijnë marrëveshje në Shqipëri në këtë bazë: Italia e ka interes jetësor Vlorën, ajo pjesë e bregdetit shqiptar nuk guxon të rrezikoeht prej nesh; ne këtë interes duhet ta kuptojmë dhe ta respektojmë. Interesi jetësor i Jugosllavisë është të mos rrezikohet në kufi nga Serbia e jugut, as nga Kosova – e banuar me shqiptarë) as nga Shkodra dhe Mali i Zi. Lidhur me këtë ka pasur konsideratë kur në protokollin e fshehtë, krahas paktit së miqësisë, është paraparë ndërprerja e përforcimit të mëtejmë në zonat e Librazhdit dhe Milotit. Sa i përket aksionit ekonomiko-financiar në Shqipëri, ne për të nuk kemi, as dëshirojmë të investojmë mjete të konsiderueshme. Pra, italianët mbesim pa konkurrencë dhe pa ankime nga ana jonë, kuptohet me kusht që të qëndrojnë në suaza të një detyrimi tjetër të fshehtë të cilin e kanë marrë para dy vitesh ndaj nesh, gjegjësisht që në aspektin politik, ekonomik ose financiar nuk do të kërkojnë kurrfarë përfitimi special që do të komprometonte në mënyrë direkte ose indirekte pavarësinë e shtetit shqiptar. Në këtë mënyrë pakti për miqësi (25 mars 1937) ka krijuar një “modus vivendi” të pranueshëm ndërmjet nesh dhe Italisë në terrenin shqiptar, në të cilin viteve të mëparshme ka pasur aq konflikte dhe dyshime. Është çështje tjetër, nëse ky armëpushim në Shqipëri mund të tejkalojë provat e një situate më të rëndë dhe më të komplikuar në detin Mesdhe ose në Ballkan.”

 

  1. Ruajtja ose ndryshimi i STATUS QUO-së

“Pavarësia e Shqipërisë është zvogëluar, por nuk është shuar. Pavarësia e një vendi ndaj shteteve të tjera është gjithnjë konpcept relativ. Duke pasur parasysh konditat, kjo pavarësi është më e plotë apo më e vogël. Për Shqipërinë sot mund të thuhet se politika e saj e brendshme dhe e jashtme është e varur nga Italia. E megjithatë në komunitetin ndëkombëtar konsiderohet si shtet i pavarur. Në aspektin juridik, bregdeti shqiptar nuk është italian, por nën sovraniotetin e një shteti ballkanik. Italia ende nuk ka shkelur në Ballkan. Ajo ka një pjesë sovrane të territorit në Zarë, por kjo nuk u ofron mundësi për zhvillim të mëtutjeshëm. Në Shqipëri ka ndikim, por nuk ka liri të veprimit si në territoritn e vet. Shqiptarët, nga ana tjetër, janë kundër penetrimit të saj, i shkaktojnë vështirësi, e ngadalësojnë.

Politika tradicionale e Serbisë është “Ballkani ballkanasve”. Ky parim është përdorur në kohën e perandorisë osmane dhe monarkisë austro-hungareze. Jugosllavia e ka përdorur këtë me sukses kundër vendimeve të paktit të Londrës, i cili Italinë e fuste në Dalmaci dhe Shqipëri. Në zbatimin e këtij parimi ne gjithnjë kemi parë garancën më të mirë për paqe në Ballkan, për bashkëpunim ndërmjet popujve ballkanas, për zhvillim normal të popujve të Ballkanit. Prania e një fuqie të madhe në Ballkan nënkupton derën e hapur për intriga dhe pushtime.

A është e mundur që Italia, duke qenë sundimtar sovran i Shqipërisë së jugut dhe të mesme, do të qëndrojë vetëm në atë rrip të ngushtë bregdetar? Ne këtë nuk e kemi besuar para 20 vjetësh, kur fuqitë e mëdha Italisë ia ofronin Vlorën me hinterland (prapavi). Këtë e kemi edhe më të vështirë ta besojnë sot, kur Italia por shprehë aq dinamizëm dhe guxim në politikën e saj të jashtme.

Marrja e një pejse të territorit të një shteti ballkanik nga një fuqi e madhe jashtëshqiptare, pa kurrfarë baze etnike, për të gjithë popujt e Ballkanit, pra edhe për ne, paraqet një presedan të rrezikshëm. Fuqitë tjera të mëdha nga drejtime të tjera mund të paraqiten me pretenedime të ngjashme. Për ne është veçanërisht i rrezikshëm rasti i Italsië në Shqipëri, sepse me paktin e Londrës, në të cilin për herë të parë Shqipëria e jugut iu dha Italisë, po kësaj Italie i ishte dhënë edhe Dalmacia veriore. Presedani për ringjalljen e vendimeve të paktit të Londrës në një sektor të Ballkanit, i hapë derë ringjalljes së vendimeve të tjera.

Duke vlerësuar çështjen në tërësi, duhet pasur parasysh që në çdo mënyrë duhet shikuar të shmangim konfliktin qoftë të hapur qoftë të fshehur me Italinë. Gjithashtu duhet shmangur edhe atë që Italia e vetme, ta okupojë gjithë Shqipërinë dhe të na rrezikojë në vende tejet të ndjeshme, në drejitm të Kotorit dhe të Kosovës. Duke pasur parasysh gjithë çka u tha  më lart, për ne ndarja e Shipërisë do të vinte në shprehje vetëm si një e keqe e domosdshme por e pashmangshme  të cilën nuk mund ta evitojmë, dhe si një dëm i madh nga i cili duhet nxejrrë aq dobi sa mundemi, dmth. nga dy të këqija të zgjihet ajo më e vogla.

Kompensimet tona ndodhen në materialin i cili është hartuar para 20 vjetësh, kur ishte shtruar çështja e ndarjes së Shqipërisë. Maksimumi të cilin atëbotë e kërkonim është kufiri i cili do të shkonte përgjatë lumit Mat dhe Drinit të zi dhe i cili do t’na ofronte siguri strategjike për Malin e zi dhe Kosovën. Do të duhej gjithashtu të siguronim pellgjet e Liqeneve të Ohrit dhe Prespës, duke bashkuar Pogradecin dhe fshatrat sllave të Gollobërdës, si dhe ato midis Prespës dhe Korçës. Marrja e Shkodrës, në këtë rast, mund të ishte me rëndësi të madhe morale dhe ekonomike. Kjo do t’na mundësonte ndërmarrjen e punimeve të mëdha hidroteknike dhe fitimin e tokës pjellore për ushqimin e Malit të zi. Shqipëria e veriut në kuadër të Jugosllavisë do të lejonte krijimin e lidhjeve të reja të komunikimit të Serbisë veriore dhe jugore më Adriatikun. Me ndarjen e Shqiëprisë do të zhdukej qendra tërheqëse për pakicën shqiptare në Kosovë, e cila, në situtën e re do të asimilohej më lehtë. Me do t’i fitonim eventualisht edhe 2-300.000 shqiptarë, por ata ajnë kryesisht katolikë raporti i të cilëve me shqiptarët muslimanë kurrë nuk ka qenë i mirë. Çështja e shpëngurljes së shqiptarëve muslimanë në Turqi gjithashtu do të realizohej  në rrethana të reja, ngase nuk do të kishte asnjë aksion të fuqishëm për ta penguar këtë.

 

 

III. MEMORANDUM ii akademisë serbe të shKencës dhe artit (SANU) 1986. g.

 

Në vazhdim po ju propozojmë pikëpamjen e Akademisë së shkencave dhe areteve të Serbisë (SANU) dhe tezat të cilat i oparaqet përmes MEMORANDUMIT të njohur. Dokumenti është shkruar kur në ish-Jugsllavi tashmë kishin filluar të ndjeheshin ndryshimet demokratike, kurse Serbia gradualisht po humbte fuqinë e kontorllit absolut ekonomik dhe politik. Është kjo koha kur Milosheviq i ftoi serbët në kryengritje. Porosia e tij kryesore nga fjalimi na Gazimestan (Kosovë) ishte që të gjithë serbët duhet të jetojnë në një shtet dhe se “askush nuk do t’i rrahë më serbët”.

“Memorandumi i akademisë” është publikuar, i shapilografuar, në vitin 1986. Në të janë ofruar bazat ideologjike të politikës së mëvonshme të Millosheviqit dhe udhëzimet për ushtrinë jugosllave lidhur me atë si duhet të veprojë në luftën e cila ishte e paevitueshme. Do t’i shpalosim vetëm disa fragmente:

“Rrënimi i vlerave morale dhe reputacionit të institucioneve kryesore të shoqërisë, mosbesimi në aftësinë e atyre të cilët sot marrin vendime janë shoqëruar me apati dhe indinjatë të popullit, tëhuajsim të njeriut nga të gjithë bartësit dhe simbolet e rendit publik. Hulumtimi objektiv i realitetit jugosllav parasheh mundësinë që kriza e tanishme të përfundojë me tronditje sociale me pasoja të paparashikueshme, duke mos përjashtuar as ndonjë përfundim katastrofik siç është shpërbërja e unionit të shtetit jugosllav. Para asaj që po ndodhë dhe që mund të ndodhë askush nuk ka të drejtë t’i mbyllë sytë. Posaçërisht nuk ka të drejtë institucioni më i vjetër i krijimtarisë shkencore dhe kulturore i këtij populli (serb – vër. jona).

Akademia serbe e shkencave dhe arteve e konsideron obligim që në këtë moment vendimtar të ofrojë pikëpamjet e veta mbi gjendjen shqërore me bindje që me këtë do të kontribuojë në kërkim të daljes nga problemet e tanishme. Natyra e këtij dokumenti, ndërkaq, nuk lejon largim nga çështjet kyçe të realitetit jugosllav. Në këto çështje fatkeqësisht duhet theksuar pozitën e padefinuar dhe e rënduar nga ngjarjet e fundit të popullit serb…”

“Disa pjesë të popullit serb, të cilët në numër të konsiderueshëm jetojnë në republika të tjera, nuk kanë të drejta, për dallim nga pakicat kombëtare, që ta përdorin gjuhën dhe shkrimin e tyre, të organizohen në aspektin politik dhe kulturor, që të zhvillojnë bashkërisht kulturën unike të popullit të vet. Dëbimi i pandalur i serbëve nga Kosova në mënyrë drastike tregon që ato parime të cilat e mbrojnë autnominë e një apkice (shqitarëve) nuk janë të pranuara kur bëhet fjalë për pakicat në kuadër të pakicave (sertbët, malazezët, turqit dhe romët në Kosovë). Duke pasur parasysh format ekzistuese të diskriminimit nacional Jugoslavia e sotme nuk mund të konsiderohet shtet modern dhe demokratik.”

“Jugoslavia nuk është bashkim i qytetarëve të barabartë ose kombeve dhe kombësive të barabarta, por si union i tetë territoreve të barabarta (6 republika dhe 2 krahina autonome – vwr. jona). Megjithatë, as kjo barazi nuk vlen për serbët për shkak të pozitës së tyre të veçantë juridiko-politike, e cila manifeston synimet që populli serb të mbahet nën kontroll të vazhdueshëm. Ideja kryesore e kësaj politike ka qenë Serbia e dobët, Jugosllavia e fortë, e cila është ngritur si një ide me ndikim: nëse serbëve si kombi më i madh do t’i lejohej zhvillim i shpejtë ekonomik, kjo do të ishte rrezik për kombet tjera. Prandaj përdoren të gjitha mundësitë që zhvillimit të saj ekonomik dhe konsolidimit politik t’i bëhen kufizime sa më të mëdha. Njëri prej këtyre kufizimeve, tejete aktual, është pozita kushtetuese e padefinuar dhe plot konflikte përbrenda e Serbisë.

Me kushtetutën e vitit 1974 Serbia faktikisht është ndarë në tri pjesë. Krahinat autonome janë barazuar në gjithçka me republikat, pos që nuk janë definuar si shtete dhe që nuk kanë numër të njëjtë përfaqësuesish në disa organe të federatës.”

Ky theksim nuk është i vërrtetë, sepse Serbia në kryesinë kolektive jugosllave gjithnjë i ka pasur tri (3) vota kur e kërkonte nevoja (Serbia, Kosova dhe Vojvodina). Më pas dopkumenti vazhdon:

“Përjashto ekzistimin e NDH,[6] serbët në Koraci kurrë në të kaluarën nuk kanë qenë aq të rrezikuar sa sot. Zgjidhja e pozitës së tyre kombëtare imponohet si problem primar politik. Nëse zgjidhje nuk gjendet, pasojat mund të jenë shumëfish të dëmshme, jo vetëm për marrëdhëniet në Kroaci por edhe në tërë Jugosslavinë.”

“Duke bartuar mbi vete më se gjysmë shekulli vulën dhe barrën që ka qenë roje burgu për popujt tjerë jugosllavë, populli serb nuk ka apsur mundësi të kërkojë mbështetje në historinë e vet.”

“Pas konflikteve dramatike ndërnacionale gjatë luftës së dytë botërore, dukej që nacionalizimi po shuhej, se ishte në rrugë të zhdukej fare. Kjo bindje u dëshmua si mashtrim. Nuk zgjati shumë, e nacionalizmi filloi ngritjen, në mënyrë që më çdo ndryshim kushtetues të plotësohen supozimet institucionale për rritjen e tij. Nacionalizmi ëshë krijuar nga lart, nismëtarët e tij kryesorë ishin njerëzit e politikës. Shkaku kryesor i krizës shumëdimensionale qëndron në disfatën koncpetuale të cilën nacionalizmi ia shkaktoi socializmit… Për këtë shkak kryesorja është që të hiqet hipoteka e fajit historik nga populli serb, të hidhet poshtë zyrtarisht pohimi që ka pasur pozitë të privilegjuar ekonomike midis dy luftrave, të mos mohohet historia e tij çlirimtare dhe kontributi në krijimin e Jugosllavisë.”

“Gjendja ekzistuse depresive e popullti serb, me manifestim gjithnjë më të ashpër të shovinizimit dhe sebofobisë në disa mjedise, i konvenon ngjalljes dhe manifesitmin më drastik të ndjeshmërisë kombëtare të popullit serb, por edhe ragimeve të cilat mund të jenë të vrullshme, madje edhe të rrezikshme. Është detyrë e jona që për asnjë moment dhe asnjë rast të mos i neglizhojmë dhe injorojmë këto rreziqe…

Çështja e pazgjidhur e shtetësisë së Serbisë nuk është e meta e vetme të cilën duhet eliminuar  me ndryshime kushtetuese. Jugosllavia me kushtetutën e vitit 1974 është shndërruar në një bashkësi tejet e paqëndrueshme shtetërore në të cilën mendohet edhe për alternativa të tjera, edhe atë jo vetëm jugosllave, siç dëshmojnë deklarimet e fundit të zyrtarëve publikë sllovenë dhe qëndrimet e mëhershme të politikanëve maqedonas. Këto ide dhe dezintegrimi i kryer bëjnë të mendohet që Jugoslavisë i kanoset rreziku nga copëtimi i mëtutjeshëm. Populli serb nuk mund ta presë i qetë të ardhmen në këtë paqartësi. Për këtë arsye duhet të hapet mundësia për të gjithë kombet në Jugosllavi që të dekalrohen për synimet dhe qëllimet e tyre. Serbia në këtë rast do të mund edhe vetë të përcaktohet dhe të definojë interesin e vet nacional. Një bisede dhe një marrëveshjeje të tillë natyrisht duhet t’i paraprijë rishikimi i Kushtetutës. Natyrisht, me këtë Serbia nuk guxon të ketë qëndirm pasiv, në pritje të asaj si do të veprojnë të tjerët, siç ka bërë deri më tani shumë herë.”

Memorandumi i Akademia serbe e shkencave dhe arteve e përfundon në këtë mënyrë:

“Akademia serbe e shkencave dhe arteve edhe me këtë rast e shprehë gatishmërinë e saj për t’u angazhuar seriozisht dhe me të gjitha forcat në këto detyra vendimtare dhe obligime historike të gjeneratës sonë.”

Kjo edhe do të ishte ideja e Serbisë së madhe, në të cilën do të hynin të gjithë serbët e Jugosllavisë duke dominuar në të, por e cila vazhdimisht përballej me idenë e një shtetit unik të popujev të baranartë.

 

E përgatiti për shtyp Selim S.

[1] Shpërngulja e shqiptarëve ka filluar edhe më herët nga viset veriore të Shqipërisë. Dëbimet e para të njohura datojnë që në vitet 1877.

[2] Referat i cili ruhet në Arkivin e Serbisë, kutia 37, dhe i cili fshehë “zgjidhjen” e probemit të Kosovës!

 

[3] Për dallim nga veprimtaria letrare, veprat politike të Adriqit në Jugosllavinë e pasluftës me dekada janë “fshehur në qilim”, kurse për tezat nacinaliste të tijedhe sot shumë njerëz në Serbi nuk dëshirojnë të flasin.

[4] Për shkak të këtij referati, Ibrahim Rugova pas vdekejs së Titos, si kryetar i atëhershëm i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, kërkonte të fshihen të gjitha veprat e  Andriqit nga lietartura në gjuhën shqipe.

[5] Në “Tajmsin” londinez më 25 nëntor ishte botuar deklarata e Pashiqit që Serbia e kërkon Durrësin me prapavi të madhe.

[6] NDH – Nezavisna drzava Hrvatska /Shteti i pavarur i Koracisw/.

You Might Also Like