ARSIMI, Gjilan

Studentët e “Kadri Zeka” konsiderohen sikur t’i kishin kryer studimet në kolegje private

I kishin përfunduar studimet me nota ta larta në Universitetin Publik të Gjilanit “Kadri Zeka” në Gjilan dhe ia kishin mësyrë edhe studimeve master në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, por dhjeta studentë që kishin përfunduar studimet bachelor në Gjilan janë dalë të zhgënjyer, ngase atyre nuk u është lejuar që të vazhdojnë studimet master në Prishtinë.

Disa reagime nga studentë të papranuar kanë ardhur edhe në adresë të redaksisë sonë, të cilët rrëfejnë atë që u kishte ndodhur dhe theksojnë se janë trajtuar sikur t’i kishin kryer studimet nëpër kolegje private e jo në universitet publik.

Në fakt, disa studentë të drejtimit ekonomik, ankohen se ata e kishin kaluar provimin për studimet master, bile edhe se ishte publikuar edhe lista, por studentëve që nuk i kanë kryer studimet në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” nuk u ishte lejuar që të paguajnë semestrin dhe të vijojnë ligjërtatat.

“Po na trajtojnë sikur të ishim studentë të kolegjeve private”, thekson një studente e zellshme e Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, e cila ka përfunduar provimet me nota të larta. Njëjtë ankohen edhe prindër të studentëve, të cilët më shumë se kushdo i ishin gëzuar hapjes së Universitetit Publik të Gjilanit, duke menduar se tashti do t’u kushtojë më pak shkollimi i fëmijëve në Gjilan,k por po del se fëmijët e tyre paskan kryer diçka tjëtër e jo sikur bashkëmoshatarët e tyre në Prishtinë. Prindërit tash po i pyesin ata që trubetonin se po ua afrojmë universitetin se çfarë lehtësira paskan përfituar, kur tashti fëmijët e tyre duhet të japin provime shtesë në Prishtinë.

Të dëshpëruar, studentët nuk po dinë ku të drejtojnë kërkesat e tyre, kurse Fakulteti Ekonomik në Prishtinë ka lëshuar një njoftim për studentët e nivelit master se ata që janë pranuar, por që programi i tyre nuk përshtatet do t’i nënshtrohen provimeve diferenciale, qofshin ata studentë të universitetetve publike të qytetateve të tjera të Kosovës, apo edhe studentë të kolegjeve private dhe se këto provime do t’i caktojë komisioni i Studimeve Master në Fakultetin Ekonomik.

“Ne e kemi ditur se po kryejmë ekonomikun si në Prishtinë, tashti po del se programet tona dhe ato të Prishtinës nuk qenkan të harmonizuara”, thekson studentja e dëshpëruar.

Në kohën kur udhëheqësit arsimorë e kanë gojën plot integrime e harmonizime të kurrikulave me Shqipërinë e Evropën, po del se kurrikulat nuk i kanë të harmonizuara as Prishtina me Gjilanin e lëje më gjerë.

Në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, në njoftim është thënë se këta studentë do të mund t’i ndjekin ligjërtatat vetëm në vitin vijues, pasi t’i kenë dhënë provimet diferenciale. Ata do të jenë studentë të masterit në vitin akademik 2017/2018.

Studentët e Universitetit Publik të Gjilanit duan që të trajtohen njëjtë, sikur studentët e Universitetit të Prishtinës dhe habiten se si në një shtet, dy universitete publike që nuk janë më shumë se 40 kilometra larg dhe ku gati stafi mësimdhënës  është i njëjtë, nuk i kanë kurrikulat e njëjta.

Kjo nuk po ndodh vetëm me studimet master. Vite më parë, Universiteti i Prishtinës padrejtësisht përjashtoi studentët e pranuar në doktoratë, të cilët kishin kryer të gjitha procedurat, i ishin nënshtruar provimit me gojë, këshilli drejtues e senati i kishin votuar listat e të pranuarëve, por atëherë kur duhej që studentët vetëm t’a regjistrojnë vitin, dolën kritere shtesë nga më të ndryshmet, që përjashtuan shumë kandidatë për doktorantë, derisa “të preferuarit” u pranuan.

You Might Also Like