ARSIMI

Studentja Lizë Rexhepi udhëheqëse kryesore e ceremonisë së diplomimit në Ohio të SHBA-së


Studentja e studimeve Bachelor në Fakultetin Juridik të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Lizë Rexhepi, ka marr titullin Master i Shkencave Juridike, pasi ka përfunduar magjistraturën në njërin ndër universitetet më prestigjioze në regjionin e mesëm të Shteteve të Bashkuara, Ohio Northern University Pettit College of Law, në programin, Qeverisje Demokratike dhe Sundim të së Drejtës dhe programin Pedagogji Ligjore. Ajo më herët ka qenë nxënëse e Gjimnazit në Gjilan.
Kështu, për herë të parë një studente kosovare, siç është Liza Rexhepi, përzgjidhet për të dhënë fjalimin kryesor, me rastin e ceremonisë së diplomimit, para mijëra studenteve në njërën nga Universitetet më prestigjioze amerikane. E gjithë kjo, si rezultat i suksesit të saj gjatë studimeve, andaj edhe është ranguar si studentja më e dalluar duke u krahasuar jo vetëm me studentët ndërkombëtar, por edhe amerikanë.
Kujtojmë se, gjatë studimeve të magjistraturës në Ohio Northern University Pettit College of Law, në programin, Qeverisje Demokratike dhe Sundim të së Drejtës dhe programin Pedagogji Ligjore nga Dekani i fakultetit juridik i po të njëjtit Universitet, Liza pati pranuar dokumentin në të cilin shprehet mirënjohja e Universitetit ndaj suksesit të Lizës që ka shfaqur në provime.
Kështu, Liza ishte pjesë e listës së ngushtë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës aplikojnë në një institut të quajtur “Lista e Dekanit”, ku studentet e shquar dhe të dalluar në mësim në Amerikë, gjithmonë luftojnë të përzgjidhen aty.
Ndryshe lista e Dekanit , shpreh një vlerësim akademik, duke miratuar kështu nivelin më të lartë të studentëve për suksesin e tregua.
Studimet e magjistraturës në SHBA, Liza i ka filluar në Gusht të vitit 2018, derisa ka qenë studente e dalluar e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan ku ka studiuar në Fakultetin Juridik niveli BA. Ajo në vitin 2016 ka arritur në Finalen e Madhe të Oratorëve të Rinj në Republikën e Maqedonisë. Gjithashtu Liza vlen të theksohet se ka qenë pjesë e programit të BE-së, Erasmus, dhe shumë aktiviteteve të tjera.

You Might Also Like