ARSIMI

Studentja nga Gjilani, Diona Arifi më e dalluara në Fakultetin Filozofik

Mirënjohje për Diona Arifin, studenten e antropologjisë me sukses të shkëlqyer dhe notë maksimale.
Në 51 vjetorin e Universitetit të Prishtinës, Rektori Naser Sahiti priti në takim 14 studentë nga 14 fakultetet e UP-së, që kanë rezultatet më të larta në studime. Nga Fakulteti Filozofik, ishte zgjedhur Diona Arifi, nga Departamenti i Antropologjisë. Studente e antropologjisë kulturore në vitin e 3-të, Diona Arifi ka notë mesatare 10.0, me gjithsej 20 nota 10-she në 20 lëndë. Në Departamentin e Antropologjisë, u gëzohen të tillave suksese të studentëve të tyre. Një lajm frymëzues për semestrin veror që po fillon.

You Might Also Like