Gjilan

Stuhia shkakton dëme të konsiderueshme materiale në Llashticë të Gjilanit

Gjilan, 12 gusht 2020 – Një stuhi e fortë ere dhe shiu, rreth orës 13.30, ka përfshirë sot fshatin Llashticë të Gjilanit, me ç’rast ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Njësitit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit dhe aktualisht po e largojnë ujin nga dy bodrume të shtëpive atje.

Komandanti i Njësitit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Rabit Murseli, ka njoftuar se stuhia e fortë ka dëmtuar një kulm të një lokali, një dritare të ambulantës, gjashtë shtylla të tensionit të lartë, derisa fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

You Might Also Like