KRONIKË E ZEZË

Sulmom fizikisht gruan

 

Me 09 gusht 2020, rreth orës 11:00 Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë për një rast “Dhunë familjare” në fshatin Pogragjë komuna Gjilan.

Njësitet sektoriale kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës pas një mosmarrëveshje verbale me bashkëshorten dhe djalin e tij i ka sulmuar ata fizikisht duke ju shkaktuar lëndime trupore.

 

Të dy viktimat deklarohen se ndjehen te rrezikuar nga i dyshuari pasi që nuk ishte hera e pare që ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj tyre.

 

I dyshuari intervistohet në prani te avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit ndalohet për 48 orë në qendrën e ndalimit.

 

Rasti procedohet në PTh.

You Might Also Like