KRONIKË E ZEZË

Sulmon policinë

Një person, që dyshohet se është me të meta mendore ka sulmuar fizikisht policinë, e cila deshi t’a ndërpresë atë në kohën kur po dëmtonte orenditë e shtëpisë.

Togeri Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, ka thënë se Policia e Kosovës ka pranuar një informatë  nga ankuesi se djali ishte mbyllur në njërën nga dhomat e shtëpisë dhe kishte filluar t’i thyej orenditë. Njësitet policore nga stacioni i Gjilanit me urgjencë kanë dal në vendin e ngjarjes, kanë bërë përpjekje që përmes komunikimit ta bindin të dyshuarin që ta hap derën e dhomës, mirëpo i dyshuari ka refuzuar. Familjarët  kanë hapur derën me forcë, ku i dyshuari është bërë jashtëzakonisht agresiv dhe i njëjti sulmoi njërin nga policët, duke gjuajtur me një mjet të fortë, me ç’rast zyrtari ka pësuar lëndime trupore në dorë. Zyrtarët policorë kanë arrit që të dyshuarin ta fusin nën kontroll. Pas kontrollës nga mjeku psikiatër, i dyshuari është ndaluar për tretman të mëtutjeshëm në repartin e psikiatrisë, ndërsa lidhur me veprimet e tij të kundërligjshme, Prokurori ka lëshuar vendimin mbi ndalimin për 48 orë.

 

 

You Might Also Like