KRONIKË E ZEZË

Sulmuan personin zyrtar

Me 23 shkurt 2021, rreth orës 00:20 derisa patrullat e policisë nga stacioni policor i Gjilanit gjer sa ishin në kontroll të lokaleve se a po i respektonin masat anti Covid dhe orarin e punës, kanë vërejtur se në një lokal këtu në Gjilan ishte duke u punuar dhe brenda kishte numër të madh të mysafirëve.

Gjatë intervenimit të policisë kishin reaguar djali i pronarit i dyshuari, shtetas i Kosovës, i cili ka sulmuar policët si dhe i kishte fyer ata, me këtë raste ka intervenuar edhe njësitet mbështetëse dhe gjatë intervenimit janë penguar në kryerje të detyrës edhe nga një i dyshuar tjetër.

Dy të dyshuarit janë arrestuar, janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

You Might Also Like