OPINION

Të rinjtë duhet të marrin pjesë në vendimmarrje

Të dashur miq,
Kam nderin të ju njoftoj se sot në një Kuvend Zgjedhor madhështor, me votat e delegatëve, jam zgjedhur Kryetar i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan.
Dëshiroj t’i falënderoj nga thellësia e zemrës të gjithë ata që më mbështetën përgjatë një dekade angazhimi në LDK, veçanërisht delegatët e kuvendit, që me votat e tyre vendosën të jem në këtë pozitë me përgjegjësi kaq të madhe.
Faleminderit Kryetarit Lutfi Haziri dhe Kryesisë së LDK-së që mundësuan një proces zgjedhor fer dhe korrekt, respekt dhe konsideratë për angazhimin e jashtëzakonshëm të grupit punues ;
Ish-kryetaren, Rina Ahmeti, e falënderoj për bashkëpunimin shumëvjeçar dhe korrektësinë e treguar gjatë gjithë këtij procesi.
Do të mundohem të ruaj dhe të nderoj kontributin e shumë gjeneratave që nuk kursyen asgjë e sakrifikuan gjithçka për Lidhjen Demokratike dhe shtetin e Kosovës.
Të rinjtë duhet të marrin pjesë në vendimmarrje sepse janë e tashmja dhe e ardhmja e vendit tonë, reforma në Lidhjen Demokratike është garancë për ruajtjen dhe konsolidimin e republikës.
Çelësi i suksesit është qëndrueshmëria në qëllim, prandaj refuzojmë të ndalemi!
Gentrit Murseli

You Might Also Like