Sportet luftarake

Të dielën mbahet “Katana Open 2018”

 

Në Gjilan, në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti”, organizuar nga Klubi i Karatesë Dardania do të mbahet turneu i trembëdhjetë ndërkombëtarë në karate “Katana Open 2018”

Siç ka theksuar Maliq Maliqi, drejtor, ky turne do të organizohet të dielën, kurse organizatori ka programin, i cili është si vijon:

 

FEDERATA E KARATESË  E KOSOVËS

 

KLUBI I KARATESË DARDANIA-GJILAN

 

FTESË PËR

 

TURNEUN  E  -XIII-  NDERKOMBËTAR TË  KARATESË          “KATANA OPEN 2018”

 

 

 

VENDI……………………………………………………PALESTRA SPORTIVE BASHKIM SELISHTA-PETRITI GJILAN

DATA……………………………………………………………………………………………………………………28.10. 2018  (E DIELE)

PAGESA E PJESMARRJES…………………………………………………………………………………………09.30 deri 10.00 min.

TAKIMI I GJYQTARËVE………………………………………………………………………………………….. 10.00 deri 10.15 min.

HAPJA SOLEMNE……………………………………………………………………10.15 DHE FILLIMI I GARAVE 10.30 MIN.

 

Maliqi thekson se do të ketë shpërblime në kumite dhe në kata, kurse do të ndahen këto shpërblime:

 

SHPËRBLIME..NË KUMITE DHE KATA PËR VENDIN E 1, 2 DHE DY VENDET E TRETA MEDALJE DHE DIPLOMË, VENDI I PARË NË TE DY KATEGORIT EDHE KUPË, KLUBI MË MASOVIK NDERKOMBETAR DHE VENDOR DO TË SHPERBLEHET ME KUPË, GARUESJA DHE GARUESI ME E/I MIRË SHPERBLEHET ME KUPË SI DHE KLUBI MË I SUKSESSHEM SHPERBLEHET ME KUPË.

 

Sipas tij, për të dhënat e sakta  të garuesve përgjigjet udhëheqësi i klubit, nëse garon në kategori të gabuar do të s’kualifikohen.  Çdo garues duhet të ketë pajisjet e domosdoshme personale; brezin e kuq dhe të katërt, dorezat,  mbrojtëset e dhëmbëve dhe të këmbëve. Trajnerët duhet te jenë me veshje sportive, në të kundërtën nuk do të lejohen të hyjnë në PALESTER.

 

Secili klub (TRAJNER ) mbanë përgjegjësin  për gjendjen shëndetësore te garuesve të tij.

 

KOTIZACIONI

 

Kata individuale……………………………………10euro.

Kumite individuale………………………………..10 euro.

Kata dhe kumite.……………………………………15 euro.

 

Paraqitja e garuesve duhet të bëhet deri më 27.10.2018 ( E PREMTE ) deri ora 22.00, në adresën elektronike në e-mail: [email protected] dhe [email protected]

Numri Kontaktues: Maliq Maliqi  +37744177096

 

                                                                                            

 

You Might Also Like