Në Gjilan do të mbahet “Auto Show”, organizim ky që do të nis më 30 Korrik, 2017 te Fabrika e Palma mobilje. Organizimi mbahet në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, kurse siq ka theksuar Granit Zylfiu nga Kompania “Auto Shoë” organizimi fillon nga Ora 12:00 tek Resorti Vali Ranch, ku 40 vetura të zgjedhura bëjnë xhiron e qytetit dhe hapjen e eventit që do të bëhet në ora 15 dhe mbaron në ora 20.
Sipas Zylfiut, në këtë ngjarje do marrin pjesë media sociale nga Shqipëria e Kosova dhe kompani të ndryshme vendore, kurse të regjistruar për pjesëmarrje janë mbi 600 persona
dhe mbi 1000 të interesuar për të marrë pjesë.
Zylfiu thotë se do të jepen 8 shpërblime e fituesit do të zgjidhen nga pjesëmarrësit e pranishëm.
Ky manifestim do të jetë një ngjarje e veçantë verore, andaj organizatori ju fton të merrni pjesë.