Gjilan

Të gjitha rrugët janë të kalueshme

Gjilan, 6 shkurt 2020 –  Pas reshjeve të borës, ekipet e Komunes se Gjilanit me operatorin ekonomik po qëndrojnë në terren për të hapur rrugët në qytet dhe në fshatra.

 

Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, ka konfirmuar se të gjitha rrugët në qytet dhe fshatra janë të hapura dhe të kalueshme.

 

“Vazhdimisht jemi në terren për të parë nga afër punimet nga ana e operatorit. Deri tani mund të konfirmoj se të gjitha rrugët janë të hapura. Deri tani nuk kemi pasur asnjë ankesë nga qytetarët për ndonjë problem. Meqë është ngricë e madhe, apeloj qytetarët që të kenë kujdes të shtuar ”, ka thënë Korça.

 

Komuna e Gjilanit njofton qytetarët që për çdo problem që eventualalisht mund të hasin të kontaktojnë numrin kujdestar +38344234007.

You Might Also Like