ARSIMI

Të gjithë nxënësit e “Selami Hallaqi” janë shëruar

Nazim Gagica, drejtor i Arsimit në Gjilan ka shkruar:

Ndjenjë absolutisht e mirë lajmi se në shkollën “Selami Hallaçi” tashmë janë shëruar të gjithë nxënësit e infektuar me Covid 19.
I lumtur t’i shohë nxënësit të kthehen në bankat shkollore dhe shkolla t’i kthehet normalitetit.
Ndjenjë e mirë, gjithashtu të konfirmojë se në shkollat publike të Gjilanit kemi rënie të numrit të të infektuarëve me Covid 19, dhe sigurisht e gjithë kjo si rezultat i respektimit të masave anticovid të marra nga institucionet shëndetësore dhe falë përkushtimit të pashembullt të mësimdhënësve, nxënësve, prindërve, stafit ndihmës të shkollave e drejtorive, me të vetmin qëllim që të mos dorëzohemi para kësaj sfide; që të përballemi suksesshëm me të e pa e ndërprerë rrugëtimin për dije e edukim.
Bashkarisht duhet të vazhdojmë t mbesim syçelë, të respektojmë masat e ndërmarra nga institucionet shëndetësore. Të ruajmë shëndetin e të mbajmë gjallë frymën e arsimimit.
Bashkë ia dalim!
Të kujdesshëm e me përkushtim!
Respekto masat – ruaj shëndetin – mbaje gjallë shkollën!

You Might Also Like