Gjilan

Të hënën vendoset shtatorja, ka kufizim të qarkullimit në qendër

Policia e Kosovës Stacioni Policor në Gjilan i njofton qytetarët se me 27 nëntor 2017 duke filluar nga ora 08:00-16:00 do të ketë kufizim të qarkullimit të të gjitha llojeve të automjeteve në qendrën e qytetit të Gjilani.

Komuna e Gjilanit për nder të festave të nëntorit planifikon vendosjen e bustit te Heroit Kombëtare Idriz SEFERI, në qendër të qytetit të Gjilanit, ngjarje që planifikohet të përcillet nga figura të larta shtetërorë, por edhe nga jashtë vendit, si dhe një numër i konsiderueshëm pjesëmarrësish nga qytetarët, institucionet dhe shoqëria civile.

Me qëllim të krijimit të një ambienti të sigurte për pjesëmarrësit në këtë eveniment Policia e Kosovës në datën e caktuar do të mbyll për qarkullim të mjeteve motorike “Bulevardin e Pavarësisë”, nga udhëkryqi i stacionit të autobusëve e deri te udhëkryqi i rrugës “Medlin Olbraight” , rrugës “Adem Jashari”, dhe rrugës “Avdulla Tahiri” si dhe te gjitha rrugët dytësore qe lidhen me këto rrugë.

You Might Also Like