Gjilan

Të japim nga vetja atë që e kërkon vendi, feja e atdheu

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka ardhur në Gjilan që nga afër të shoh të gjithë ata që ndihmuan Këshillin e Bashkësisë Islame, duke thënë se janë pikërisht ata që kurdoherë kur e kishte kërkuar nevoja i kishin dalë në ndihmë Bashkësisë Islame. “Të japim nga vetja atë që e kërkon vendi, feja e atdheu. T’i dalim zot këtij vendi e të japim për të atë që e kërkon”, ka theksuar myftiu Naim Tërnava, që rikujtoi se kjo tokë u la me gjak të njerëzve tanë më të mirë.

Tërnava ka rikujtuar se Bashkësisë Islame regjimet e mëhershme ia kishin marrë pronën për t’i varfëruar, kurse edhe pas lufte ata nuk po mbështeten nga buxheti i Kosovës, por po jetojnë nga mjetet që për ta i ndanë xhemati. Tërnava tha se BI i ka mbi 2000 të punësuar dhe të gjithëve duhet siguruar paga, andaj ka kërkuar që edhe këta të punësuar të mbulohen nga buxheti i shtetit.

Naim Aliu, kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan, ka falënderuar donatorët që gjithherë e kanë mbështetur BI-në, që në komunën e Gjilanit ka 43 xhami, ku tri prej tyre nuk janë meremetuar, derisa ka rikujtuar se pat edhe ndërtime të xhamive të reja. Ai tha se nëpërmjet Shoqatës “Bereqeti” janë shpërndarë mbi 1000 pako ushqimore dhe shtoi se KBI ka nevojë të vazhdueshme për mbështetje.

Në nderim dhe në shenjë falënderimi për donatorët është shtruar një darkë e përbashkët.

You Might Also Like