OPINION

Të marrët e lakuriqosur kundër UÇK-së!

Shefik Surdulli

Kur i dëgjon ca të marrë dukë thënë për Hashimin e Kadrinë: “kam respekt për luftën dhe kontributin e tyre në UÇK, por ama…!”, në fakt e kupton se të tillët as atëherë nuk kanë pas respekt as për Hashimin, as për Kadrinë, si çlirimtarë, dtth as për vet UÇK-në.
Ka një mori formash për ta shprehë paknaqësinë, kundërshtimin për gabimet e secilit prej nesh në politikë, por ama, të shpërfaqësh ngazëllimin për fatkeqësinë e çlirimtarëve në përballjen e tyre me aktakuzat e kurdisura për “krime lufte” përballë serbisë agresore e gjenocidale, nuk është asgjë më pak se hipokrizi, urrejtje – mosdurim ndaj atyre që e sollën lirinë.
Ky soj e do lirinë (lirinë e duan edhe kafshët!), por nuk i do ata që e sollën ate. Ata i do veç të vdekur, në variantin më të butë: prapa grilave.
Pavarësisht pretendimeve tjera të plangprishësve për t’i larguar nga skena politike, askush nuk mund ta zë vendin e Hashim Thaçit e të Kadri Veselit.
Historia tashmë i ka të vulosur emrat e tyre si çlirimtar, drejtues të luftës për liri, triumfues të shekullit të ri për shqiptarët.
Odiseu do të thoshte: “kur të shkruhet historia, rrëfeni se marshova përkrah këtyre viganëve!

You Might Also Like