Futboll

Të mërkurën Drita zhvillon ndeshjen më të rëndësishme të sezonit

Drita në këtë mesjavë luan ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni, përballë Ballkanit, rivalit direkt dhe kryesor në garën për titull.

Bardhë e Kaltrit kanë jashtzakonisht shumë nevojë për prezencën dhe përkrahjen tonë, andaj ne do të udhëtojmë drejtë Suharekës për të mbështetur maksimalisht djemtë tanë në këtë betejë, ku synim janë tri pikët e rradhës.

Intelektualët ftojnë të gjithë antarët, të gjithë Intelektualët, që të mërkurën t’ia dedikojmë Dritës, të vetmes dashuri dhe të bashkuar t’a bëjmë këtë transfertë sa më masive.

Prej orës 10:00 Intelektualët mblidhen në Champions Bar.

You Might Also Like